E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, vritet terroristi islamik Al Awlaki

Anwar Al Awlaki, imami radikal me origjinë jemenase, i konsideruar si hsumë i afërt me organizatën terroriste Al Kaeda, dhe një nga tre personat më të kërkuar nga CIA, është vrarë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Jemenit. Në deklaratën për shtyp thuhet se ai ka vdekur së bashku me disa prej shokëve të tij.

Awalaki ishte në arrati që nga shtatori i 2007-s dhe SHBA-ja e konsideronte një ndër terroristët globalë më të rrezikshëm, të lidhur me një numër sulmesh ndaj saj. Mendohet që presidenti Obama ka urdhëruar personalisht vrasjen e Awlakit.

Në njoftimin e ministrisë jemenase nuk jepen detaje të vdekjes së tij, por burime pranë fiseve tribale i kanë thënë agjencisë AFP se ai është vrarë në një sulm ajror në Marib, një nga fortesat e Al Kadës.

Akoma nuk është e qartë nëse Awlaki është vrarë nga forcat jemenase apo ato amerikane. Ai përshkruhej si personi kyç i Al Kaedës në gadishullin Arabik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›