Shkup, Erdogan: Qëndrimi grek është i padrejtë
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kritikuar ashpër qëndrimin e Athinës zyrtare për mosnjohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.
Ai gjatë një vizite të enjten në Shkup ka thënë se Maqedonia ka të drejtë që të përdorë emrin e saj kushtetues me të cilin është shpallur si shtet i pavarur.
Të gjithë e dinë se ekziston vetëm një Maqedoni. Jetojmë në botën kur paqja dhe mirëkuptimi duhet të mbretërojnë, ka thënë Erdogan.
Erdogan i ka dhënë mbështetje ambicieve të Maqedonisë në rrugën e integrimeve evropiane, por edhe në debatin me Greqinë për çështjen e emrit.
Qëndrimi grek është i padrejtë dhe i pakuptueshëm, është shprehur ai Erdogan.