E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja, ACR nuk plotësoi të gjitha kërkesat e minatorëve

Është arritur marrëveshja mes minatorëve të Bulqizës dhe kompanisë koncesionare ACR. Pas rreth 3 muaj protestash dhe grevë urie mësohet se është arritur kjo marrëveshje.

Sipas një deklarate për mediat të lëshuar nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Industrialistë, Taf Koleci mes minatorëve dhe kompanisë austriake do të nënshkruhet marrëveshja. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Taf Koleci dhe përfaqësuesit e firmës koncesionare.

Kompania ACR siç thuhet në deklaratë do të rrisë pagat e punëtorëve me 20%, do përmirësojë kushtet e punës, dhe do të sigurojë transparencë të plotë për investimet në minierë. Për të ndihmuar minatorët ACR do të paguajë 22 ditë të lejes së zakonshme dhe do të japë pagën e 13. Minatorët e Bulqizës do të rikthehen në punë ditën e hënë më datë 3 tetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›