E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, kërcim për çmimin e arit

31.1 gramë kushton 863 euro, vlerë e cila deri tani asnjëherë nuk është arritur.
Për shkak të borxhit të lartë të Greqisë dhe pritjet se shkallat kamatore edhe pak kohë do të mbeten jashtëzakonisht të ulta, vlera e arit në bursën e Londrës sot kërceu në vlerë të re rekorde e shprehur në euro.
E shprehur në dollarë amerikanë ari kushtonte 1156.85 dollarë, ndërsa vlera më e lartë e arit sivjet kushtonte 1161.50 dollarë.
çmimi i arit rrit lakminë dhe frikën{, vlerësojnë analistët e bankës gjermane Komercbank, të cilët edhe ditët e ardhshme nuk presin stabilizim të çmimit të arit.
Shqetësimi lidhur me gjendjen financiare në Greqi, së bashku me mundësitë e pakta tërheqëse për investime, për shkak të shkallave të ulta, mund ta mbajë intersimin e madh për arin dhe nxitjen e çmimit të tij, theksojnë nga Komercbank.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›