E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, kryeministri anulon vizitat në SHBA dhe Kanada

Kryeministri polak Donald Tusk anuloi vizitat e parashikuara në Uashington në samitin për terrorizmin bërthamor dhe në Kanada , pas katastrofës ajrore pranë Smolenskut në perëndim të Rusisë, ku humbi jetën presidenti polak Lech Kaczynski.
"Pas katastrofës ajrore pranë Smolenskut, kryeministri Donald Tusk i anuloi vizitat në Uashington dhe në Kanada të parashikuara për javën e ardhshme", njoftoi zyra e shtypit të qeverisë.
Tusk u kthye nga Smolensku në Varshavë gjatë natës së djeshme. Një mbledhje e posaçme e qeverisë polake pritet të mbahet sot gjatë ditës, vazhdoi i njëjti burim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›