Poloni, riatdhetësohet trupi i presidentit Kaczynski
është riatdhetësuar rreth orës 14:00, trupi i pajetë i presidentit polak Lech Kaczynski, i cili humbi jetën më 10 prill si pasojë e një incidenti ajror. Lajmi është bërë i ditur nga radio polake, e cila njofton se edhe trupi i gruas së presidentit polak do të dërgohet direct në kryeqytet, nga vendi i katastrofës. Ndërkaq ekspertët rusë dhe ata polakë kanë nisur hetimet për të analizuar kutitë e zeza të avionit Tupolev të rrëzuar një ditë më parë. ndërkaq thuhet se për presidentin polak, autoritetet ruse kanë bërë një përjashtim, ndërsa mbetjet e tjera të trupave të eksponentëve të qeverisë dhe të institucioneve polake, që vdiqën në të njëjtin aksident ajror, në Smonlensk, janë dërguar në Moskë për tu identifikuar. Bëhet me dije se janë identifikuar të paktën 24 persona mbi bazën e veshjeve. Mesditën e së dielës janë mbajtur edhe dy minuta heshjtje në të gjithë poloninë. Vëllai binjak i presidentit, Jaroslaw Kaczynski, e ka identifikuar trupin e vëllait dhe të bashkëshortes së tij, Maria kazinski, që udhëtonte me të shoqin dhe 96 persona të tjera me avionin Tupolev 154. Janë 40 ekspertë të angazhuar nga Moska, për të qartësuar shkaqet e aksidentit. Ndërkaq polakët janë mbledhur para selisë së presidencës polake dhe në shumë sheshe të vendit për të nderuar viktimat e aksidentit ajror. Ndërsa në zyrat e Bashkimit Europian në Bruksel flamujt janë ngritur në gjysmështizë, në respekt të viktimave. Dhjetëra mijëra polakë e kanë kaluar natën nëpër rrugë duke u lutur për 96 viktimat e tragjedisë së aeroplanit polak që u rrëzua në afërsi të aeroportit Smolensk.