Kriza greke në Shqipëri, Gjirokastra ndjen efektet e para
GJIROKASTER- Në pikën kufitare të Kakavijës pothuajse cdo ditë kthehen emigrantë shqiptarë të cilët nuk kanë më siguri në punën e tyre në Greqi, dhe rrjedhimisht prej kohësh nuk marrin pagat.
Në këto kushte, kur ekonomia e shtetit helen shënon rënie të vazhdueshme, kthimi në Shqipëri për disa emigrantë mbetet gjysma e të keqes.
Vetëm përgjatë këtij viti janë mbyllur 4 biznese që operonin me tregun grek me kontrata shtetërore e private duke lënë në rrugë qindra punëtorë të profilit të rrobaqepësisë në Gjirokastër.
Sipas biznesmenit Vasil Karanxha, i cili operon me subjekte shtetërore e private nga Greqia , shqetësimi më i madh në këtë situatë mbetet mungesa e likuidimit.
“Likuidimi është bërë shumë i ëvshtirë, kërkojnë vazhdimisht kohë . ne vetë jemi në pozicione jo të favorshme për të bërë këtë gjë. Mungesa e kesh-it në shtetin fqinj ka sjellë mungesë likuidimi për ndërmarrjet tona dhe nëse vazhdohet në këtë formë është fatale.” shpjegon biznesmeni Karanxha.
Në qarkun e Gjirokastrës llogariten një sërë biznesesh drejt falimentimit , shkak për të cilën mbetet operimi në tregun e shtetit fqinj, tashmë në krizë të thellë ekonomike.
(e.n/News24/BalkanWeb)