E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, familjarët e pacientit dhunojnë infermierin

TIRANE- Një infermier i Spitalit Ushtarak në Tiranë është dhunuar pasditen e stome nga familjarë të një pacienti.

Ngjarja ka ndodhur në Urgjencën e spitalit, kur familjarët e një pacienti të paraqitur me probleme nga konsumimi i tepër i alkoolit kanë shfaqur pretendime dhe pakënaqësi për shërbimin e ofruar në spital. Si rezultat , familjarët kanë rrahur infermierin E.V. duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Pas denoncimit në polici është bërë shoqërimi në komisariat i disa personave ndërsa po punohet për zbardhejn e plotë të ngjarjes.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›