E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta thirrje serbëve: Qëndroni në Kosovë

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta në një intervistë për agjencine britanike të lajmeve Rojter, që nga Serbia ku ndodhet për vizitë u ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në Kosovë dhe të integrohen aty. Nga ana tjetër , Meta ka hedhur poshtë retorikën serbe për Kosovën duke thënë se e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE. Meta sugjeroi se përmirësimi i të drejtave të serbëve të Kosovës është e rëndësishme në rrugën e këtij vendi.
“Qeveria shqiptare dëshiron tu japë një mesazh të qartë të gjithëve , se serbët duhet të qëndrojnë në Kosovë, të integrohen e të shohin të ardhmen e tyre aty. Nuk e kam fjalën vetëm për cështjen e sigurisë por në kushtet e tyre ekonomike dhe sociale që duhet të përmirësohen dhe se kjo nuk mund të ndodhë pa njëangazhim të fortë për zbatimin e ligjit ndërkombëtar.” thekosi Meta.
Zv. Kryeministri shqiptar Meta u pyet nga Rojter dhe për krizën ekonomike të Greqisë dhe ndikimin e saj në ekonominë shqiptare . Meta tha se kjo krizë do të ketë ndikim edhe në Shqipëri sepse Greqia është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.
Meta ndodhet në Serbi në një vizitë 2 ditore në të cilën Shqipëria dhe Serbia firmosën një memorandum mirëkuptimi për luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit ilegal të drogës dhe terrorizmit ndërkombëtar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›