Itali, gjyshja shqiptare merr lejen e qëndrimit në moshën 114 vjecare
PERUGIA- Gjyshja shqiptare 114 vjecare, rezidente në Itali prej vitit 1992 ka marrë ditën e djeshme lejen e qëndrimit.
Pas 2 vitesh pritje, Feride Hyka ka arritur të fitojë lejen e qëndrimit në Itali pas refuzimeve të shumta të lidhura me sistemin informatik të komisariatit të Folignos, që nuk ishte programuar për të pranuar data lindjesh përpara vitit 1900.
Feride Hyka, ndër gratë më të vjetra në botë, ka lindur në 7 gusht 1896 në komunën Luz i Vogël në Kavajë. Ajo ka 9 fëmijë dhe 80 nipër e mbesa , 30 prej të cilëve jetojnë në Umbria në provincën Bastardo ku jeton 114 vjecarja.
Fëmijet e saj i kanë siguruar një shërbyese, në pamundësi të shfrytëzimit të shërbimeve të vëna në dispozicion nga Komuna ku ajo jeton, për shkak të mungesës së lejes së qëndrimit.
Leja e qëndrimit u aprovua vetem dje, pas interesimit të mediave për historinë e gjyshes shqiptare 114 vjecare.
(e.n/BalkanWeb)