E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Gropa e krizës, në mendjen e Ramës

TIRANE- “Vetëm një ditë pasi kryeministri i vendit shpalli vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, kryesocialisti Rama njëlloj si një vit më parë, u ngrit sërish me forcën më të madhe kundër kësaj rritje.”

Kështu u shpreh zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli pas deklaratave të kreut të opozitës Rama se arka e shtetit është bosh.
Sipas saj Rama hoqi petkat e “kryetarit të kutisë” dhe u paraqit para shqiptarëve si “kryetari i gropës dhe krizës” që ka në mendjen e tij.

“Ai njëlloj si 3 vjet më parë që u ngrit kundër korridorit të kombit Durrës-Morinë, u ngrit sot kundër korridorit të Jugut dhe autostradës Tiranë-Elbasan”, tha Mëhilli në një deklaratë për shtyp.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›