E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, pak ndikim në Shqipëri

Stabiliteti

Banka e Shqipërisë vlerëson se përkeqësimi i situatës ekonomike në vendet përreth nesh pritet të ketë ndikim të kufizuar në ekonominë shqiptare dhe se vendi ynë zotëron themelet e nevojshme për t’u përballur me furtunën.

“Duke vlerësuar situatën ekonomike dhe realitetet politike në ekonominë e Eurozonës, ne gjykojmë se transmetimi i këtyre problemeve në ekonomitë e tjera do të jetë i përmbajtur. Për më tepër, Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare gëzon ekuilibra makroekonomikë të konsoliduar në mënyrë të mjaftueshme për të përballuar të gjitha goditjet potenciale mbi ekonominë e vendit”, deklaroi guvernatori Ardian Fullani dje.

Shqetësimi kryesor në vendet e Ballkanit është aktualisht kriza e borxhit grek. Katër banka greke që veprojnë në Shqipëri zotërojnë 25 për qind të aseteve të sistemit tonë bankar dhe janë përgjegjëse për 38 për qind të totalit të kredive të dhëna në Shqipëri. Këto banka kanë qenë burimi kryesor i bumit në kreditim që ekonomia shqiptare përjetoi gjatë viteve 2005-2008. Në tërësi, asnjë nga bankat nuk pritet të ketë probleme, por Shqipëria mund të humbasë një burim të fuqishëm kreditimi.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›