PS: Nuk do të ndalemi para të drejtës sonë ligjore
TIRANë- Pas deklaratave të zv.kryeministrit Ilir Meta se PS për kërkesat e saj për transparencë duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, ka ardhur edhe reagimi i PS. Deputetja Shega Ligori ka deklaruar se, me votimin e komisionit hetimor ditën e premte “pushteti i Ruzhdies” ka shkelur procedurat parlamentare.
“Kryeministri i Ruzhdies dhe zëvendësi i tij vazhdojnë të luajnë shfaqjen e shëmtuar të dalë boje. Parlamenti i Ruzhdies, ditën e premte, mohoi nën tiraninë e kartonave të drejtën kushtetuse të opozitës për transparencë dhe hetim parlamentar të zgjedhjeve të 29 qershorit.
Pushteti i Ruzhdies shkeli ditën e premte procedurat parlamentare, kushtetutën, parimet dhe vlerat europiane si dhe angazhimin e marrë përpara faktorit ndërkombëtar për dialog dhe konsensus. Të gjitha u shkelën të premten nga pushteti i Ruzhdies, që njësoj si në Ruzhdie, u vodhën firmat e deputetëve socialistë dhe u tjetërsuan nismat e opozitës për transparence” – u shpreh Ligori.
Sipas deputetes Ligori, PS do të vazhdojë të kërkojë të drejtën e saj kushtetuese për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit me cdo formë demokratike, ndërsa thekson se hetimin nuk mund ta bënin ata që I kanë vjedhur zgjedhjet. Ligori nënvizon se as Berisha dhe as Meta nuk mund të hetojnë veten.
“Komisioni parlamentar i miratuar në kuvendin e Ruzhdies nuk mund të bëjë transparencë njësoj si hajduti nuk mund të hetojë vetveten. E drejta e Partisë Socialiste për transparencë është një e drejtë kushtetuese, të cilën as Sali Berisha, as Ilir Meta e askush tjetër nuk mund ta tjetërsojë. Përpara të drejtës sonë ligjore dhe kushtetuese, Partia Socialiste dhe mbarë populli opozitar nuk do të ndalet, por do të shfrytëzojë cdo rrugë demokratike për të cuar deri në fund kauzën për demokraci dhe standarde” – nënvizoi ajo.
(m.a/BalkanWeb)