Tiranë,Kreu i TI: Lufta kundër korrupsionit, kërkon vullnet politik
TIRANE-Miklos Marchall, Drejtor ekzekutiv i Transparency International (TI) vlerësoi se korrupsioni në Shqipëri kërkon një luftë dhe angazhim të përbashkët të klasës politike, të institucioneve si dhe nga shoqëria civile.
Deklarata e Marchall u bë sot paradite pas një takimi që pati në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp.
Drejtori ekzekutiv theksoi se vërejti se qeveria po tregohet e angazhuar në luftën kundër korrupsioni, fenomen që sipas tij është evident në të gjitha vendet postkomuniste. “Unë ju kuptoj shumë mirë, e kuptoj situatën e Shqipërisë si një vend post-komunist sepse vij vetëm nga një vend i tillë”.
Për Marchall, janë 3 komponentët që luftojnë në rrënjë korrupsionin dhe që ai shpreson se do të japë efektet e duhura në Shqipëri.
“Së pari duhet të ekzistojë një vullnet politike, dmth udhëheqja politike duhet te jetë e angazhuar në luftën kundër korrupsionit. Së dyti, nevojat për luftën kundër korrupsionit vazhdohen paralelisht me reformat e tjera në fushat ekonomike etj. Dhe këtu theksoj që institucionet duhet të punojnë së bashku, pasi në rast të kundërt zhvillohet korrupsion. Së treti dhe pika më themelore për mednimin tim, nevojitet një shoqëri e fortë civile e cila duhet të bëjë trysni që të marrë përsipër angazhime të tilla”, theksoi Marchall.
Lidhur me pyetjen se "a është bërë punë me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri?", Drejtori Ekzekutiv i TI-as theksoi se në vendin tonë, pavarësisht konflikteve të nxehta politike, udhëheqja politike ka shprehur angazhimin në luftën kundër korrupsionit.
“Më ka bërë përshtypje paketa e përgatitur nga qeveria kundër korrupsionit, këta janë tregues se është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, shoh që mund të bëhet më shumë janë disa reforma në disa sektorë publikë, por gjithsesi është dëshmuar që këtu luftohet korrupsioni”, u shpreh Marchall.
Nga ana e tij, në këtë konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Sali Berisha tha se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për aktivizimin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit. “Ne kemi përcaktuar një fond për shoqërinë civile që ajo të qëndrojë e ashpër dhe transparente kundër korrupsionit në sektorin publik”, vuri në dukje Berisha.
Në vazhdim të fjalës së tij, Kryeministri Sali Berisha e konsideroi sot korrupsionin si armikun më të egër të të gjitha lirive.
Miklos Marchall, Drejtor ekzekutiv i Transparency International (TI) ndodhet në Tiranë në kuadër të konferencës së Transparency International për Europën dhe Azinë Qendrore, e cila po mbahet në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)