Vështirësohet marrja e kredisë

Të marrësh në bankë një kredi konsumatore apo për të blerë shtëpi është bërë më e vështirë dhe kredia ndjeshëm është më e shtrenjtë. Banka e Shqipërisë raporton si kjo tendencë ka filluar që në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Arsyeja e kësaj situatë është se bankat tregtare priren nga shtrëngimi i mëtejshëm i standardeve të kreditimit, veçanërisht për kredinë konsumatore.
Bankat kanë forcuar standardet e kreditimit nëpërmjet rritjes së kërkesës për kolateral dhe rritjes së marzheve si për kreditë në përgjithësi ashtu edhe për ato me rrezik më të lartë.
Banka qëndrore raporton se ritmet e rënies së kredisë konsumatore, pasi arritën në nivelin maksimal prej 11.7 për qind në dhjetorin e vitit 2009, kanë vazhduar edhe gjatë muajve të parë të vitit 2010. Kreditimi i individëve raportohet të të jetë në nivele të ulëta historike ose e shprehur në shifra rreth 25 për qind më e ulët se mesatarja e vitit të kaluar.
Për pasojë portofoli i kësaj kredie është më i ulët se një vit më parë. Po ashtu kreditë janë bërë edhe më të shtrenjta. Banka qëndrore vëren se në muajt e parë të 2010 vecanërisht kreditë në lekë kanë qenë më të kushtueshme.
Përllogaritjet tregojnë se interesi mesatar i ponderuar për kreditë e reja në lekë është rritur mesatarisht në 13.16 për qind.
Po ashtu ecuria e kredisë për individë është ndikuar në një masë të madhe nga zvogëlimi i kredisë në valutë, e cila në harkune një viti ka pësuar një rënie prej 5.7 për qind.
Adi Darsi