E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza grevat mberthejne serish Greqine

Sindikatat në Greqi fillojnë grevën e përgjithshme 24 orëshe në shenjë kundërshtimi ndaj masave ekonomike të qeverisë për të përballuar krizën. Greva përkon me vizitën e delegacioneve të BE-së dhe të FMN-së, që gjenden në Athinë për të parë ecurinë e Greqisë në shkurtimin e defiçitit buxhetor.

Ka pasur spekulime se Greqia mund të ketë nevojë për milarda euro shtesë për të përballuar borxhin e jashtëzakonshëm. Të prekura nga greva janë transporti ajror dhe rrugor, zyrat  shtetërore dhe shkollat. Gjithashtu në grevë janë hedhur dhe gazetarët. Sipas njoftimeve në media, Greqia do të pranojë një paketë tjetër ndihmash për të shmangur falimentimin shtetëror.

Për këtë duhet të plotësojë disa kushte edhe më të vështira, njoftojnë mediat greke. Komisionieri i BE-së për monedhën e përbashkët Olli Rehn, konfirmoi të martën se po përgatitet një vendim përkatës për këtë çështje. Por sipas tij  është ende herët për të përmendur shifra të sakta.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›