Obama Reforma ne emigracion hapi i duhur

Barack Obama thekson rëndësinë e emigracionit në El Paso, në kufirin me Meksikën, jo thjesht duke u përpjekur të fitojë besimin e votuesve hispanikë, por dhe duke u shprehur haptazi kundër republikanëve përsa i përket domosdoshmërisë të një reforme në këtë drejtim.
Sipas presidentit amerikan, një reformë përsa i përket emigracionit është hapi i duhur, e njëkohësisht dhe i dobishëm për ekonominë. Në qendër të diskutimit për emigracionin në Shtetet e Bashkuara janë rreth 11 milionë emigrantë klandestinë pa dokumenta të rregullta.
Dhënia e kombësisë për këtë kategori u hodh poshtë në senat në muajin dhjetor, ndonëse atëherë demokratët kishin shumicën. Tashmë ndërmarrja e një reforme që parashikon jo vetëm forcim kufijsh, por edhe nënshtetësi konsiderohet edhe më e vështirë.
Delina Bitraku