MASHT promovoi skenarin për Ditën e pavarësisë
Prsihtinë - Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës , me 17 shkurt, 45 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të veshur me "Pelerinë" e cila mban flamurin e Republikës së Kosovës dhe mbishkrimin " 1 Urim Pavarësia" vjetori i Pavarësisë" do të defilojnë qendrave të qyteteve dhe të fshatrave të vendit tonë. Kjo veshje simbolike për nxënësit është dhuratë e Qeverisë së Kosovës.
Në ambiente të shkollës fillore "Hasan Prishtina", në Prishtinë, në mënyrë simbolike, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë, simbolikisht promovoi skenarin për kremtimin e 1 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Nxënësit e kësaj shkolle janë të parët ata që patën fatin të defilojnë dhe promovojnë "Pelerinën Festive" e cila do të jetë pjesë dekorative e ditës së pavarësisë në të gjitha qendrat e qyteteve dhe të fshatrave të shtetit tonë të dashur.
Enver Buçaj, u.d. sekretar në MASHT-it njoftoi se ditën e hënë me 16 shkurt, në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë do ti kushtohet historikut të pavarësisë dhe perspektivës së vendit tonë në botën e qytetëruar. Në mes pauzën e ndërrimeve nga ora 12 deri në 13.15, sekretari Buçaj tha se do të shfaqen programe kulturo-artistike nga më të ndryshmet, të përgatitur nga vet nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave.
Ndërkaq ditën e pavarësisë, pra me 17 shkurt, 45 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të veshur me "Pelerinën" e cila mban flamurin e Republikës së Kosovës dhe mbishkrimin urime 1 Vjetori i Pavarësisë do të defilojnë qendrave të qyteteve dhe të fshatrave të vendit tonë. Kjo veshje simbolike është dhuratë e qeverisë së Republikës së Kosovës, për nxënësit të cilët gjithsesi do të zbukurojnë ambientin festiv kudo në Kosovë. Në këtë shpalosje simbolike ishte i pranishëm edhe Agim Gashi, drejtor i drejtorisë Komunale të arsimit në Prishtinë i cili gjithashtu njoftoi se nxënësit e shkollave të kryeqendrës sonë janë të përfshirë edhe në programet festive qendrore.