Alitalia, udhëtimet e përditshme në 83 destinacione
Këtë verë, Alitalia vazhdon fluturimet, duke promovuar destinacione dhe sherbime të reja. Me 630 fluturime të përditshme, Alitalia riafirmon pozicionin e saj në krye të linjave ajrore Italiane, duke ofruar më shumë fluturime se çdo linjë tjetër ajrore për në Itali dhe në 83 destinacione në të gjithë botën. Duke fluturuar për në Aeroportin e Fiumicinos (Romë), pasagjerët mund të lidhen me 23 destinacione të tjera italiane dhe mundësi zgjedhjeje në të gjithë Evropën, vendet e Mesdheut, Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. Në tremujorin e parë të 2008-ës, kjo kompani përmirësoi performancën dhe përgjegjësinë operacionale për të gjithë rrjetin e fluturimeve. Në Shqipëri, ajo është afirmuar si kompania me pozicion dominues për tregun e Italisë, duke mundësuar në verën 2008, 21 fluturime direkte javore nga Tirana (14 në Romë dhe 7 në Milano) e duke ofruar larmi të orareve të nisjes, si dhe tarifa konkurruese. Që prej 1 qershorit 2008, Alitalia operon nga Tirana nq Los Anxhelos nëpërmjet Romës me 5 fluturime javore. Fluturimi Romë-Los Anxhelos operohet me Boeing 777 (42 vende klasë biznesi dhe 249 vende klasi ekonomik), me orare të përshtatshme dhe komoditet për pasagjerët. Kompania vazhdon të nxisë shërbimin ndaj pasagjerëve nëpërmjet investimeve të reja, duke filluar me ambientet e rezervuara për pasagjeret në "Business Class" dhe për udhëtarët më të rregullt, "Freçia Alata", në aeroportin e Romës "Fiumicino" dhe në Milano "Malpensa". Në Tiranë, pasagjerët e klasit të biznesit të Alitalias, (si edhe "Freçia Alata plus Club" dhe anëtarët ‘Freçia Alata Plus") mund të përjetojnë mikpritjen luksoze dhe shërbimet e ambienteve VIP në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Vëmendja e veçantë që u kushtohet të gjitha aspekteve të shërbimit dhe përpjekjeve për të rritur cilësinë e produktit, dallohet në eksperiencën e udhëtimit me Alitalia dhe në ngrohtësinë tipike italiane, si dhe stilin elegant. Në faqen e internetit www.alitalia.com gjenden informacionet mbi destinacionet e Alitalias, oraret, shërbimet dhe tarifat.