Grua hiq dorë nga duhani!
Shkencëtarët kanë zbuluar se ka lidhje shumë të fortë mes dëshirës për të pirë dhe hormoneve. Kohët e fundit, kërkuesit në Universitetin e Minesotës kanë gjetur se gratë që vendosin të lënë duhanin në fazën folekulare të ciklit të tyre (që nga nisja deri në ditën e 14) ishin rreth 50 për qind më të predispozuara për të mos pirë më duhan sesa ato që hiqnin dorë në periudhën pas ovulimit. Nga studimet e ndryshme është parë se katër nga dhjetë gra, arrinin të mos pinin më duhan dhe vetëm dy të tjera nuk manifestonin as një lloj lidhjeje me ciklin menstrual. Pse? Me sa duket, niveli i lartë i progresteronit në fazën sekretuese ndihmojnë në lëvizjen e nikotinës jashtë sistemit shumë më shpejt, duke reduktuar kështu edhe simptomat e mungesës së saj. studimet gjithashtu kanë treguar se gratë janë lehtësisht më të prirura për të pirë duhan duke parë të tjerët që pinë kur nivelet e estrogjenit janë të larta, si në fazën folikulare. Është e rëndësishme të mos eksperimentoni me droga të tilla si kokaina në gjysmë e parë të ciklit tuaj. Sasia e madhe e estrogjenit, gjithashtu, niveli i lartë i hormonit të kënaqësisë, dopaminës dhe reduktimi i sasisë së mukozës së hundën tuaj bëjnë që të jesh më shumë i prirur për drogat duke rritur kështu rrezikun e varësisë. Dhe nëse dëshironi të qëndroni esëll, hormoni alopregnanolon, është miku juaj më i mirë. Ai arrin maksimumin para fazës së ovulimit dhe dozat e tij të larta ulin dëshirën tuaj për të pirë.
Koha më e mirë për të shkuar në palestër
Dëshironi të tregoni lëvizjet e jogës në palestër? Atëherë koha më e mirë për ta bërë këtë është para ciklit menstrual, sepse kjo është edhe koha kur jeni më fleksibël. Hormoni me emrin relaxin, arrin maksimumin e nivelit në këtë kohë, duke i bërë ligamentet tuaja më të "buta". Por kujdes, fleksibiliteti i tepërt mund të jetë i dëmshëm. Një studim në "Portland Hospital" në Londër tregoi se gratë kishin një rrezik të madh për të dëmtuar ligamentet në fund të ciklit të tyre. Po ashtu, ato ishin në rrezik për tërheqjen muskulore dhe të ligamenteve në mes të ciklit, ku nivelet e hormonit që të jep fuqi, estrogjen, bien papritur pas ovulimit. Për ushtrime akrobatike, ditët më të mira janë ato nga e 15 deri në të 22-ën, kur rritja e progresteronit do të bëjë që të ndiheni më të lehtë dhe të digjni rreth 30 për qind kalori më shumë, sipas një studimi të publikuar në revistën "Australian Sciense". Nëse preferoni që të bëni ushtrime për të rënë nga pesha, bëjeni në gjysmën e parë të ciklit, kur nivelet e larta të estrogjenit do t‘ju bëjnë më të fortë. Dhe nëse doni të merrni pjesë në një maratonë, ditët më të mira janë pikërisht përpara ovulimit (ditët 9-12) dhe pas tij (ditët 17-20).
Koha më e mirë për të takuar një mashkull
Jeni duke kërcuar një romancë? Atëherë është mirë që mos lini takim një javë para ovulimit, kohë kur nuk do të dukeni shumë tërheqëse për meshkujt. Një studim i publikuar në gazetën "Ethology" kishte pyetur meshkujt se në ç‘fazë të ciklit të tyre menstrual dukeshin më tërheqëse? Përgjigjja? Kur ishin në fund të ciklit dhe ovulimit. Kjo është më e dukshme në ditën e trembëdhjetë, rritja e sasisë së estrogjenit dhe tostesteronit i bëjnë gratë të ndihen, të vishen dhe të ecin me seksi.
Koha më e mirë për të pasur një eksperiencë të dhimbshme?
Duhet t‘i anulosh takimet me dentistin për shkak të dhimbjeve? Më mirë në mes të ciklit. Gjatë kohës së ovulimit, ju keni më shumë dhimbje se herët e tjerat, për shkak të sasisë së madhe të estrogjenit në sistemin tuaj.
Koha më mirë për një intervistë pune
Nëse jeni duke aplikuar për një punë të re, përpiquni të shmangni intervistat në ditët e para të ciklit nëse nuk doni të dukeni nervoze dhe të acaruara. Sipas doktoreshë Ann Rasmusson, një neuro-endokrinonloge në Universitetin e Jalës në Amerikë, kjo është periudha kur jeni më të stresuar. Nivelet e progresteronit dhe neurosteroide të tjera bien në mënyrë dramatike në këtë kohë", thotë ajo.
Koha më mirë për të nisur një dietë
Sipas një grupi kërkuesish të Afrikës së Jugut, sasia e ushqimit ditor nuk duhet t‘i kalojë 2500 kalori në ditë, është e lidhur ngushtë me nivelin e hormoneve. Kur duhet të nisësh një dietë, shkencëtarët sugjerojnë se do të jeni më pak të uritur para fillimit të periodave. Studimet e kërkuesve të "Tufts University" në Masaçutesit, tregon se gratë hanë 12% më pak në ditë në fillimin e ciklit të tyre menstrual, sepse nivelet e estrogjenit janë më të ulëta. Shkencëtarët shtojnë se të nisësh një dietë pas ditë së parë të periodave mund të jetë e dobishme dhe sugjerojnë gjithashtu të rrisnin marrjen e kalorive me apo 100-200 kalori kur janë para ciklit. Sugjerimet e tyre për sa i përket konsumit të këtyre kalorive ekstra? Ata rekomandojnë çokollatë të zezë të një cilësie të lartë.
Të kuptosh ciklin menstrual
Çdo muaj nga vezoret e femrave çlirohet një vezë. Ky proces quhet ovulacion dhe ndodh rreth 14 ditë përpara fillimit të periodave. Në qoftë se veza nuk pllenohet nga sperma ajo vdes. Çdo muaj mitra bëhet gati për një shtatzëni të mundshme dhe veshja e saj e brendshme trashet dhe zbutet. Kur trupi e di se pllenimi nuk do të ndodhë, veshja e brendshme e mitrës dhe veza dalin nga trupi nëpërmjet vaginës në formën e atyre që njihen si perioda ose menstruacione. Veza nuk dallohet pasi është shumë e vogël. Cikli menstrual fillon nga dita e parë e periodave dhe zgjat deri në ditën përpara fillimit të periodave të ardhshme. Cikli ndryshon dhe mund të jetë nga 21 deri në 40 ditë. Për të parashikuar ditën e menstruacioneve mund të mbani një ditar, por nuk duhet harruar se jo të gjitha gratë kanë perioda të rregullta. Ndryshimet hormonale përpara ose gjatë menstruacioneve mund të ndikojnë mbi gjendjen tuaj shpirtërore: ju mund të ndiheni energjike dhe të ndieni nevojën për marrëdhënie seksuale gjatë periudhës së ovulacionit dhe/ose mund të jeni në gjendje shpirtërore të zymtë, nervoze madje, përpara ardhjes së periodave, mund t‘ju vijë edhe për të qarë. Gjinjtë mund t‘ju dhembin ose mund t‘ju zmadhohen.