Kriza, krerët e KE-së të hënën në Tiranë
Autori i Lajmit: Redaksia
Drejtuesit më të lartë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbërrijnë të hënën në Tiranë. Vetë presidenti i kësaj Asambleje, Mevlüt Çavusoglu, do të udhëtojë drejt Tiranës, gjë që tregon angazhimin e madh dhe serioz për zgjidhjen e krizës politike. Bazuar në pikat e rezolutës së miratuar nga Asambleja e Këshillit të Evropës, Cavusoglu, kreu i grupit të djathtë, Luka Volonte, shefi i socialistëve të Asamblesë, Andreas Gross, Anne Brasseur nga liberalët dhe Tiny Cox nga e Majta e Bashkuar Evropiane si dhe dy raportuesit David Uilshire dhe Jaako Laakso, do të vizitojnë Tiranën më 22 dhe 23 shkurt dhe do të hedhin ndoshta hapin përfundimtar në zgjidhjen e krizës politike në vend. Në vizitën e tyre në Shqipëri, përfaqësuesit e lartë do të takohen me presidentin Bamir Topi, Kryetaren e Parlamentit, Kryeministrin dhe krerët e partive të tjera politike për të zgjidhur krizën politike. Vizita e tyre është një përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë në Rezolutën e saj për të "mbështetur procesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë presidentin Topi në rolin e tij si mediator dhe në përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik".
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010