Berisha: “Deklarata e Soares shton shansin për zgjidhje”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Është në interesin më të mirë të vendit që edhe ky dokument i ri i lëshuar sot nga Soares të jetë një zgjidhje për suksesin e tryezës nga e cila mund të dilet me rezultate të prekshme, të cilat bëjnë të mundur kthimin e opozitës në Parlament”. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha në seancë plenare duke komentuar deklaratën e Presidentit të Asamblesë së OSBE-së, Joao Soares, ku i bënte thirrje opozitës të futej në Kuvend dhe njëkohësisht ngritja e një komisioni hetimor për zgjedhjet. “Në Asamblenë Parlamentare të OSBE diskutimet u bazuan lidhur me bojkotin që opozita shqiptare i ka bërë Parlamentit pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, kërkesat e saj ishin për ti dhënë fund bojkotit”, – deklaroi Berisha. Ai i garantoi opozitës shumicën e anëtarëve në komisionin hetimor. “Ne i garantojmë opozitës shumicën e anëtarëve në komisionin hetimor. Në qoftë se lexoni dokumentet ndërkombëtare, në asnjë prej tyre nuk lexohet që opozita të ketë shumicën, por këtë kompromis e bën vetëm mazhoranca jonë, për ti dhënë opozitës të gjitha mundësitë që të mund të hetojë plotësisht zgjedhjet, sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese”, - tha kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit Berisha, Presidenti i OSBE-së rikonfirmoi edhe një herë se zgjedhjet e 28 Qershorit ishin të lira dhe të ndershme. Sipas tij, edhe Suares përsëriti kërkesën e vazhdueshme që opozita të kthehet në Parlament. “Parlamentarët e kësaj Asambleje kanë rikonfirmuar vlerësimet e tyre për zgjedhjet në Shqipëri si të lira dhe të ndershme, kanë bërë thirrje për opozitën të kthehet në Parlament brenda afatit kushtetues. Suares bëri vlerësimin e tij objektiv në mbledhjen e OSBE. Dua ta falënderoj presidentin Suares se i referohet gjerësisht konkluzioneve të OSBE- ODIHR në Shqipëri, i bën thirrje në mënyrë të përsëritur opozitës shqiptare që ti japë fund menjëherë bojkotit dhe të zërë vendet në Parlament”,- ritheksoi Kryeministri. Në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor, Berisha u shpreh se ka vullnet të plotë për ngritjen e tij, duke i garantuar opozitës shumicën e anëtarëve. Por theksoi Berisha, ky komision duhet të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e gjykatës. “Unë jam këtu për të garantuar OSBE dhe Suares për vullnetin e plotë të mazhorancës për tu angazhuar në reforma të gjithanshme me opozitën, për të respektuar të drejtat e saj, përveç atyre problemeve për të cilat ka vendosur gjykata. Suares mirëpret vullnetin e mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e plotë të zgjedhjeve në respekt të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, – nënvizoi Berisha.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010