Tuneli “i mbyllur” i Kalimashit kalohet me leje false dhe ryshfet
Autori i Lajmit: Redaksia
Menaxheri i tunelit të Kalimashit, Mehmet Salih Alkan, të mërkurën kishte bërë të mundur transportimin e një fëmije të lënduar nëpërmjet tunelit dhe pranon se për të tilla raste emergjence bën përjashtime, por mohon që të ketë lejuar të kalojnë automjete që bartin autoritete publike.
Megjithatë, Alkan e pranoi se leja e tij për transportimin e të sëmurëve rëndë dhe persona të vdekur është keqpërdorur nga një persona të ndryshëm, madje është falsifikuar.
Lejimi i kalimit
“Në disa raste, kur nuk pengohet puna, kam lejuar të kalojnë përmes tunelit vetëm trupat e pajetë të njerëzve që kanë vdekur në spitalet e Tiranës, apo të sëmurët rëndë. Kjo ndodh vetëm në orët kur ndërrohen turnet në mëngjes dhe në darkë. Sot kaluam me ambulancë një fëmijë që ishte rrëzuar nga pema dhe për këtë besoj se edhe ju jeni dakord”, sqaroi menaxheri i tunelit të Kalimashit. Ndërkohë bëhet e ditur se nëpërmjet tunelit nuk kanë kaluar vetëm të sëmurët, por edhe persona të tjerë, përfshirë edhe disa zyrtarë lokalë të Kukësit apo persona të afërt me ta. Menaxheri i tunelit akuzon punonjësit e Policisë, por edhe një zyrtar në qytetin e Kukësit, i cili ka falsifikuar lejet me të cilat Alkan i ka pajisur automjetet që transportojnë persona të vdekur, por edhe të sëmurë. Lejet e lëshuara nga menaxheri i tunelit janë falsifikuar me anë të skanerit dhe më pas u janë dhënë personave të veçantë, që i kanë treguar te porta e tunelit, duke mundësuar kalimin nëpër tunel. “Për këtë person unë kam bërë denoncim në prokurori” thotë menaxheri i tunelit të Kalimashit.
Policia
Edhe Policia dëshmon se në stacionin e tunelit të Kalimashit nuk qarkullojnë vetëm automjetet që bartin të sëmurët apo trupa të pajetë. Sipas policit të shërbimit, Alfred Elezi, përmes tunelit kanë mundur të qarkullojnë me lejen e menaxherit Salih Alkan edhe një numër administratorësh dhe drejtuesish vendorë, të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës. “Unë nuk kam pajisur asnjë person me leje për qarkullim në tunel. Për lëshimin e lejeve është kompetent drejtori i përgjithshëm i rrugëve Andi Toma”, ka sqaruar menaxheri Salih Alkan.
som
Menaxheri Alkan: “Në disa raste, kur nuk pengohet puna, kam lejuar të kalojnë përmes tunelit vetëm trupat e pajetë të njerëzve që kanë vdekur në spitalet e Tiranës, apo të sëmurët rëndë. Kjo ndodh vetëm në orët kur ndërrohen turnet në mëngjes dhe në darkë. Sot kaluam me ambulancë një fëmijë që ishte rrëzuar nga pema dhe për këtë besoj se edhe ju jeni dakord”
Lejohet kalimi vetëm për krerët e shtetit
“Të vetmit persona që mund të kalojnë përmes tunelit janë presidenti, kryeministri dhe kryetarja e Parlamentit”, thuhet në njoftimin e shpallur ditën e mërkurë në hyrje të tunelit të Kalimashit. Për nevoja pune dhe që kanë lidhje me projektin lejohen të kalojnë në tunel edhe punonjësit e Ministrisë së Transporteve dhe ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Duke filluar nga ora 19:00 e ditës së diel, datë 11 tetor 2009, tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen - Kalimash, është mbyllur. Tuneli, sipas njoftimit të Ministrisë së Transporteve, është mbyllur me qëllim që ti jepet mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij, si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël, një situatë kjo e paparashikuar. Qarkullimi që atëherë ka vazhduar përmes aksit të vjetër rrugor, në drejtimin Morin - Kukës - Shpal - Rreps - Rrëshen - Milot dhe anasjelltas.
Shqiptarët e kosovarët,
50 euro një kalim
Shtetas shqiptarë, por edhe nga Kosova ofrojnë shuma parash në këmbim të kalimit përmes tunelit, madje shtetasit nga Kosova ofrojnë deri në 50 euro për kalimin në tunel”, kështu pohojnë burime brenda kompanisë “Bechtel-Enka”. Menjëherë pas fillimit të hulumtimit nga ana e gazetës për kalimin e personave të veçantë dhe automjeteve të tyre përmes tunelit të Kalimashit, të mërkurën në mëngjes, menaxhmenti i tunelit të Kalimashit ka shpallur të pavlefshme çdo leje të lëshuar nga çdolloj personi për kalimin përmes tunelit të Kalimashit.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010