Rritja e pagave, ekspertët: Nxit të ardhurat
Cdo rritje page e sektorit publik vec shpenzimeve korente në buxhet ka edhe anën tjetër, që sjell edhe më shumë të ardhura nga sektori privat. Duke e parë të lidhur pagën e sektorit publik me referencat për sektorin privat ekspertë të ekonomisë thonë se kjo masë krahas nxitjes së konsumit rrit edhe të ardhurat nga taksat mbi pagat.
“Cfarëdolloj lëvizje, si në entet komunikuese në sektorin publik transferohet mbi sektorin privat. Pra synon një masë balancuese që nga njëra anë rrit pagat në sektorin publik, rrit referencat, kontributet për sigurimet shoqërore në sektorin privat dhe njëkohësisht ushtron presion mbi sektorin privat për të bërë edhe korrigjimet në sektorin në varësi ose në marrëdhëniet mes këtyre sektorëve” thotë Zef Preci, ekspert i ekonomisë.
është pozitive që ne të kemi një rritje të pagave dhe pensioneve. çdo rritje e pagave shkon në konsum dhe jo në shpenzime luksi. Mendoj që është një masë pozitive për të reduktuar varfërinë dhe për të ndihmuar konsumin në vendin tonë” thotë deputeti demokrat, Sybi Hida.
Duke deklaruar se ndryshimet në taksa në mes të vitit kanë kosto për biznesin ekspertët thonë se ulja e pragut të TVSH nga 5 në 3 milion lekë është masë probiznes.
“është një hap në drejtimin e duhur në qoftë se nuk do të shoqërohet me agresivitet, voluntarizëm të individëve që merren me aplikimin e taksave dhe penalizime të panevojshme për komunitetin e biznesit” thotë Zef Preci.
“Një ulje e pragut të TVSH do të ishte pozitiv. Madje unë do thoja që në këndvështrimin e ekonomistit, nga ana teorike do të ishte shumë përfituese në qoftë se TVSH do të mblidhte gjithë zinxhirin nën 2 milionë lekë të reja. Mendoj që është një masë që ndihmon biznesin në vendin tonë” thotë Sybi Hida.
Qeveria pritet të ndërmarrë në muajin që vjen shkurtime në buxhet, por edhe një rritje të pagave deri në 10 për qind me një faturë totale rreth 8 miliard lekë.
Adi Darsi