Kriza, mbërrin sot në Tiranë delegacioni i KiE

Nga nga delegacionet e nivelit më të larta të Asasamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mbërrin në Tiranë të dielën në darkë për të nisur takimet ditën e hënë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Delegacioni i cili kryesohet nga Presidenti i Asamblesë, Mevlut çavusoglu do të takojë të parin kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi, herët në mëngjesin e ditës së hënë, në orën 09.15. Në këtë takim, delegacioni do të informohet për ecurinë e negociatave të tryezës së thirrur nga kreu i shtetit mes dy liderëve kryesorë politikë në vend Rama e Berisha për të zgjidhur krizën. Më tej, delegacioni i KiE do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në orën 11.45 është planifikuar takimi me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë. Ndërkaq, më vonë, rreth orës 15:15, delegacioni do të takohet me kryetarin socialist, Edi Rama dhe drejtues të tjerë të partisë në opozitë me të cilët do të qëndrojnë të paktën 60 minuta. Pas të gjithë këtyre takimeve në orën 17.00 do të takohen sërish në presidencë me kreun e shtetit Topi për të diskutuar përmbylljen e takimeve. Përveç kreut të Asamblesë Parlamentare të KiE, do të jenë pjesë e këtij misioni edhe dy raporterët për Shqipërinë, Jaakko Laakso dhe David ëilshire dhe liderët e 5 grupeve parlamentare. Misioni i Këshillit të Evropës ka planifikuar që të gjitha rezultatet e takimeve t'i bëjë të ditura në një konferencë për shtyp, ditën e martë, në orën 10:30. Misioni i Asamblesë së Këshillit të Europës vjen në Tiranë pas rezolutës së miratuar në 28 janar nga ky institucion i cili mbështet zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe kthimin e opozitës në Kuvend.