Kriza, më pak para për paga e pensione
Kriza ekonomike e ka detyruar Qeverinë të shkurtojë gati me 50 për qind fondet për rritjen e pagave dhe pensioneve.
Gazeta boton sot shifrat e parashikimit buxhetor për vitet 2011-2013, ku Financat, përveç fondeve për pensione e paga kanë shkurtuar ndjeshëm edhe paratë që duhen për kompensimin e të përndjekurve dhe ish-pronarët. Të gjitha shifrat tregojnë qartë jo vetëm që të ardhurat e buxhetit janë në krizë gjatë këtij viti, por nuk priten të përmirësohen edhe gjatë viteve të ardhshme. Më pesimiste këtë situatë e bën krahasimi i shifrave dhe koha e ndryshimit të tyre. Në janar të këtij viti, Ministria e Financave e kuptoi se situata financiare nuk do të ishte sipas parashikimeve. Financat paraqitën në Qeveri buxhetin afatmesëm 2010-2013, duke korrigjuar shumë nga parashikimet optimiste. Në këtë buxhet të ri, parashikohej edhe ngrirja e rreth 30 miliardë lekëve për shpenzimet e 2010, e cila u materializua vetëm para një muaji. Por në fund të korrikut, Financat panë që edhe parashikimet pesimiste të janarit ishin mbi realitetin. Në korrik Qeveria miratoi buxhetin e ri afatmesëm. Në këtë buxhet shikohet qartë se Qeveria brenda 6 muajsh, edhe pse në retorikën politike tregon të kundërtën, në shifra e ka kuptuar dhe ka nisur zbatimin e një buxheti tkurrës, i përshtatshëm për një ekonomi në kohë krize. Gazeta boton sot shkurtimin drastik që u është bërë fondeve për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe fondeve për kompensimin e ish-pronarëve dhe ish të-përndjekurve. Dy shtresat e para, nëpunësit dhe pensionistët, deri tani janë trumbetuar si krenaria e politikave ekonomike të Qeverisë me shtesa në shpërblime në kohë krize, ndërsa ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit duhet të jenë normalisht, shtesat ku bazohet programi i një Qeverie të djathtë.
Pensionet e pagat
Administrata për tri vitet që do të vijnë do të ketë të njëjtën rritje, gati minimale të pagave. Rritja parashikohet të jetë, sa 60 për qind e rritjes që administrata përfitoi këtë vit. Sipas parashikimit buxhetor, fondi për politikë të re pagash për tri vitet e ardhshme do të jetë konstant prej 1.5 miliardë lekësh. Në janar Qeveria kishte parashikuar që për vitin 2011 fondi për rritjen e pagave të ishte 31 milionë USD, në vitin 2012 rreth 36 milionë USD, për të arritur në vitin 2013 rreth 50 milionë USD. Shifrat e reja tregojnë se Qeveria është tërhequr nga kjo politikë dhe do të japë vetëm 15 milionë USD çdo vit për rritje pagash. Pensionet do të jenë pak më të privilegjuar se sa pagat, por sërish do të preken ndjeshëm. Sipas Qeverisë, në vitin 2011 fondi për rritjen e pensioneve do të jenë 21 milionë USD nga 26 milionë që ishte parashikuar në fillim të vitit. Në vitin 2012, shkurtimi shkon në 17 milionë USD. Qeveria kishte parashikuar 40 milionë USD për rritjen e pensioneve dhe e shkurtoi shifrën në vetëm 23 milionë. Ndërsa për vitin 2013, që është edhe vit elektoral, paratë për rritjen e pensioneve shkurtohen nga 60 milionë USD në vetëm 25 milionë USD.
Pronarët dhe të përndjekurit
E njëjta situatë përsëritet edhe te pronarët dhe të përndjekurit. "Gërshërët" e Qeverisë kanë prekur edhe fondet e parashikuara për kompensimin e dy shtresave politikisht pro qeveritare. Kompensimi i pronarëve për vitin 2011 është shkurtuar me 6 milionë USD. Qeveria parashikoi në janar që do të shpenzonte 26 milionë USD për kompensimin e pronarëve dhe e rishikoi shifrën në korrik me 20 milionë USD. Për vitin 2012 nga 44 milionë USD që ishte parashikuar në janar, fondi është shkurtuar në 22 milionë, pra është përgjysmuar. Në vitin elektoral, 2013, pronarëve nga 54 milionë USD të premtuara në janar, do t'u shpërndahen vetëm 34 milionë.
Kompensimi i të përndjekurve është pak më i lartë. Sidoqoftë, shifrat janë shkurtuar edhe në këtë rast dhjetëra milionë dollarë. Në vitin 2011 Qeveria parashikoi të shpërndante 30 milionë USD për të përndjekurit, në korrik e korrigjoi parashikimin me 10 milionë. Për vitin 2012 korrigjimi është nga 50 milionë USD në 25 milionë USD. Ndërsa në vitin 2013 parashikimi është shkurtuar nga 50 milionë në 30 milionë dollarë.