Kriza ne Greqi, kengetarja greke dhuron pensionin
ATHINE- Këngëtarja e njohur greke Nana Mouskouri kja ofruar pensionin e saj në ndihmë të qeverisë për të menaxhuar borxhet e mëdha.
Mouskouri, e njohur për këngët e saj ”Greqia, Toka e ëndrrave” dhe Trëndafili i Bardhë i Athinës” ka qenë
Anëtare e parlamentit Europian për 5 vite gjatë viteve 1990 dhe merr një pension nga Brukseli prej 14 mijë e 700 paund për cdo vit.
Diva, e cila ka rregjistruar gjatë karrierës së sa 1500 këngë thotë se do të dhurojë pensionin e saj “derisa vendit të dalë nga kriza ekonomike”
Ajo është e tronditur për mënyrën si është portretizuar Greqia në sy të botës, i ka thënë dje gazetës greke Eleftherotypia
“Nuk dua që Greqia të trajtohet si kancer” tha ajo
Ka pasur thirrje të shpeshta për grekët e pasur, përfshi dhe nga diaspora të kontribuojnë me para për një fond kombëtar për të ndihmuar vendin të dalë nga vrima e zezë ekonomike
Mouskouri e cila ka lindur në Kretë ka shitur më shumë se 300 milionë disqe duke e bërë atë një ndër këngëtarët më të mira gjatë gjithë kohës.
(s.g/Balkanweb)