Halimi: Pavarësia e gjyqësorit, themelore
TIRANË- Pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe përgjegjësia e aktorëve ndaj ligjit, janë themelore për qeverinë shqiptare, deklaroi sot, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në Forumin Ministerial të BE – Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësisë, organizuar nga Presidenca polake në Ohër të Maqedonisë. Pjesëmarrës në këtë forum ishin Komisionerja e BE-së, Cecila Malmstron dhe Ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor.
“Ka ikur ajo kohë kur në krye të gjykatave ishin politikanë. Tashmë prurjet në gjyqësor do të jenë vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Nuk do të ketë më deputetë pjesëtarë në gjykata”, tha Halimi.
Ministri Halimi, duke u ndalur tek reforma në sistemin gjyqësor, theksoi se, Ministria e Drejtësisë ka në plan hartimin edhe miratimin e një paketë ligjesh në parlament për rritjen e pavarësisë".
Sa i përket transferimit dhe promovimit të gjyqtarëve, një çështje shqetësuese dhe delikate për gjyqësorin, ministri u shpreh se, është një proces në të cilin po punohet nga KLD. Ministri Halimi theksoi gjithashtu faktin se, ligjet për reformën në drejtësisë si dhe vendimet që prekin rritjen e rrogave të gjyqtarëve nuk bëhen pa vullnetin e opozitës.
Kreu i ministrisë së Drejtësisë, Halimi u shpreh edhe për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, duke deklaruar se politika do të këtë zero influencë në zgjedhjen e tij.
(m.a/ata/BalkanWeb)