Kriza ne Greqi vetevriten dy shqiptare
Kriza ekonomike shton numrin e vetëvrasjeve në Greqi, të cilat po shtohen nga dita në ditë. Mediat greke në edicionet informative pasqyrojnë çdo ditë ngjarje të tilla. Kriza ka çuar në depression të thellë emigrantët shqiptarë në Greqi. Rasti i fundit është një 38 vjeçar shqiptar, i cili ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë në Ierapetra të Greqisë, për shkak të problemeve ekonomike që kishte.
Banorët afër shtëpisë së tij thanë se panë trupin e viktimës në rrugë. Viktima nuk shfaqi asnjë shenjë jete dhe kishte pësuar goditje të rënda në kokë. Forca të policisë dhe ambulancat nxituan në vendngjarje, por nuk iu mbeti gjë tjetër veçse ta çonin trupin e pajetë në shërbimin mjeko-ligjor të autopsisë në Heraklion të Kretës.
38 vjeçari ishte baba i dy fëmijëve, që ndodheshin në shtëpi së bashku me nënën e tyre. Sipas mediave greke, emigranti shqiptari përballej me probleme serioze ekonomike dhe ishte i papunë për një periudhë të gjatë kohore.
Ndërkohë në Qipron greke një tjetër vetëvrasje është regjistruar në Limasol. Një 50 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke i vënë flakën vetes në makinë. Shkak kanë qenë problemet ekonomike të babait të tre fëmijëve.
Në një letër që kishte lënë, ai shkruante se nuk kishte zgjidhje e rrugëdalje tjetër nga problemet financiare.
Ai gjithashtu i kërkonte falje familjes për vendimin ekstrem për t'i dhënë fund jetës së tij. Ai tha se për shkak të papunësisë nuk ishte më në gjendje të ndihmojë financiarisht studimin e fëmijëve dhe për detyrime të tjera.