E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane zjarr ne nje apartament tek Zogu i Zi ska te lenduar

Një zjarr përfshiu një apartament në katin e katërt të një pallati, pranë Zogut Zi duke kërcënuar banorët dhe banesat pranë vatrës së zjarrit. Flakët janë konstuatuar në kohë nga banorët të cilët kanë mundur të dalin jashtë, por me mjetet e tyre rrethanore nuk mundën të shuanin flakët. Është dashur ndërhyrja e automjeteve dhe shërbimeve zjarrëfikëse për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Ndërkaq shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës, ndihmuan në evauikimin e banorëve të pallatit. Sipas policisë, zjarri nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, ndërsa ka shkrumbuar plotësisht njërën dhomë të apartamentit dhe shkaktuar dëme ekonomike dhe në dhomat e tjera. Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›