Kriza në ndërtim, kompanitë rrezikojnë të mbyllin vitin me bilance negative
Sektori i ndërtimit po përdor vetëm 67% të kapaciteteve të tij
Ervin KOÇI
Kompanitë e ndërtimit në vend po përballen çdo muaj e më shumë me bilance negative, të cilat po shkaktohen prej ecurisë jo optimale ekonomike në vend. Sipas përfaqësuesve të sektorit të ndërtimit, këto janë efektet e krizës ekonomike globale, të cilat janë shtrirë edhe në vendin tonë gjatë këtij viti. Nga këto efekte janë prekur në mënyrë shumë të ashpër edhe disa prej sektorëve të ekonomisë, që konsiderohen si mbështetës të sektorit të ndërtimit. Të dhënat zyrtare tregojnë se 3-mujori i dytë nisi të japë shenja të një zbutjeje të lehtë të krizës. Sektori i ndërtimit, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, pati një rënie me 8 për qind krahasuar me vitin që shkoi, dhe në rast se do të merrnim në shqyrtim vetëm të dhënat mbi sektorin privat, atëherë rënia krahasuar me vitin që shkoi arrin në 17 për qind. Në fakt të dhënat tregojnë se ndërtimi arriti të përdorë vetëm 67 për qind të kapaciteteve të tij ndërtuese. Pesha që zë në ndërtim sektori publik është relativisht e madhe për shkak të ndërtimit të rrugëve dhe të investimeve në spitale apo shkolla. Banka e Shqipërisë thotë se pesha me të cilën sektori i ndërtimit kontribuon në ekonominë kombëtare ka rënë nga 12 për qind që ishte dy vite më parë në rreth 9 për qind aktualisht, duke dëshmuar në fakt rënien e volumit të punëve të këtij sektori. “Vlerësimi i bizneseve të ndërtimit për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi, megjithëse në përmirësim nga vrojtimi i kaluar edhe për vrojtimin aktual mbetet në nivele të ulëta negative”,- theksohet në raportin e BSH-së. Bizneset e ndërtimit raportojnë se prania e ekonomisë informale është faktori me ndikim më të madh, i cili bëhet pengesë për aktivitetin e tyre. Rreth 59 për qind e bizneseve të ndërtimit raportojnë se kontratat porositëse kanë qenë të mjaftueshme krahasuar me 44 për qind që ishte kjo shifër 3-mujorin e parë. Shfrytëzimi i kapaciteteve ndërtuese në tremujorin e dytë të këtij viti është në masën 67 për qind.
Kriza
Kriza ka mbërthyer sektorin e ndërtimit jo vetëm në kryeqytet ku shënohet edhe bumi i tij, por edhe nëpër qytetet më kryesore të vendit, ku niveli i ndërtimeve ka rënë ndjeshëm në krahasim me një vit më parë. Përveç Tatimeve krizën në këtë sektor e kanë ndjerë edhe organet e pushtetit lokal, të cilat vilnin jo pak taksa prej kompanive të ndërtimit. Sipas zyrave të tatim-taksave në disa prej qyteteve kryesore të vendit, mësohet se nga kompanitë ndërtuese bashkitë siguroni çdo vit të ardhura që shkonin në disa dhjetëra miliona euro. Kompanitë e ndërtimit ishin dhe një katalizator i mirë për zbutjen e fenomenit të papunësisë nëpër qytet kryesore të vendit, pasi ato angazhonin në punë një pjesë të mirë të krahut të lirë të punës. Por viti 2009 ka nisur me regres për këtë sektor i cili jo vetëm që nuk po bën më derdhjet e pritura në arkat e bashkive, por po shton edhe numrin e të papunëve të cilët po krijohen nga mbyllja e aktivitet të kompanive ndërtuese. Sipas të dhënave nga Shoqata e Ndërtuesve, kompanitë e ndërtimit në rrethe janë përballur seriozisht me efektet e krizës, pasi shitjet u kanë rënë ndjeshëm dhe shumë subjekte janë bllokuar pasi nuk po shesin më shtëpi dhe lokale. Po kështu ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit ka rënë ndjeshëm edhe kërkesa nga ana e emigrantëve për blerje apartamentesh ose lokalesh për qëllime biznesi.
Çmimet
Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë për tregun e banesave, situata bëhet edhe më e vështirë po ti shtosh këtu edhe problemin e rënies së kredi-dhënies për pasuritë e paluajtshme, e cila ra në rreth 149.8 miliardë lekë. Ekspertët e BSH-së në këtë raport kanë parë me pesimizëm edhe nevojën që mund të kenë emigrantët për të blerë pasur të patundshme, kryesisht apartamente. Sipas tyre, këtë vit, kriza ekonomike që ka prekur vendet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë ka sjellë efektet edhe në sektorin e ndërtimit në vend i cili kryesisht bazohej tek blerjet e emigrantëve. Sipas të dhënave të raportit tregohet se, çmimet në tregun e banesave nuk kanë reflektuar plotësisht ecurinë e kostove të ndërtimit që kanë ardhur në rënie prej vitit 2008, duke nënkuptuar uljen e marzheve të fitimit për industrinë e ndërtimit. “Ecuria e çmimeve të banesave, është me rëndësi për industrinë e ndërtimit, për publikun dhe për sistemin financiar në vend. Për vetë rolin që banesat dhe pasuritë e tjera të patundshme luajnë në konsumin afatgjatë të qytetarëve, në sektorin bankar dhe në sistemin financiar, njohja e ecurisë së çmimit të tyre dhe e faktorëve që shkaktojnë ndryshimin e kësaj ecurie, merr rëndësi të madhe”, - thekson raporti i BSH-së. Në tremujorin e fundit të vitit vihet re një zhvendosje drejt formës “overdraft”, ku pesha e kësaj të fundit ka arritur në nivelin 25 për qind. Në të njëjtën kohë, pesha e kategorisë “investime për pasuri në paluajtshme” bie në nivelin 43 për qind.
20 Gusht 2009