Kriza në vëmendjen e samitit G20

Kjo është shkruar në projekt/deklaratën e gatshme të takimit të grupit G20, që po zhvillohet në Los Kabos të Meksikës. Samiti vuri përballë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, tha se kriza e ka origjinën në Amerikën Veriore dhe shumë prej instituteve financiare të Evropës u kontaminuan nga praktikat jo rigoroze e strukturave financiare amerikane. “Nuk kemi ardhur këtu për të marrë leksione”, tha ai.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, iu referua zgjedhjeve në Greqi. Ai u shpreh optimist se qeveria greke do të formohet shpejt dhe do të mbështesë planin e shpëtimit të BE-së dhe FMN-së.
Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë takimit me homologun meksikan, Felipe Calderon, gjithashtu foli për Greqinë.
"Zgjedhjet në Greqi treguan një perspektivë jo vetëm për ata që do të formojnë qeverinë por dhe për ata që punojnë në mënyrë konstruktive me partnerët ndërkombëtarë, që të vazhdojnë rrugën e reformave dhe ta bëjnë në një mënyrë që do të ofrojë perspektivë për popullin grek, për të arritur sukses dhe përparuar", deklaroi Obama. Presidenti amerikan Obama tha se udhëheqësit botërorë duhet të punojnë për të stabilizuar sistemin financiar dhe të shmangin proteksionizmin.