E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, pa punë edhe babagjyshët e Vitit të Ri

Në Amerikë edhe babagjyshët e Vitit të ri janë të papunë. Jo të gjithë, por një pjesë e mirë e tyre tashmë vetëm presin. Sipas “Amalgamated order of real bearded Santa”që numëron 700 anëtarë, gjysma është e papunë. Lajmin e jepWall Street Journal dhe e konfirmon edhe një prejatyre që përfaqëson babagjyshët. “Në krahasim me vitin e shkuar numri i të punësuarve është gjysmuar”- thotë ai.

Sigurisht shkak është kriza financiare dhe ekonomike: gjithmonë e më shumë agjensi, dyqane, familje nuk i lejojnë vetes të paguajnë babagjyshin e Vitit të Ri për 125 dollarë në orë, që është tarifa mesatare që marrin ata që bëjnë këtë punë.

Atëherë, nisur nga këto kushte dhe pamundësia për të marrë lekët gjatë punës me kohë të plotë, sindikata e tyre këshillon që të punojnë ‘part time’.

“Shfaquni aq kohë sa të keni mundësi tu lexoni fëmijëve një përrallë”- thotë njëri prej tyre, duke pranuar se ndonëse nuk është e njëjta gjë, është gjithsesi një zgjidhje.

“Fëmijët janë mësuar që të ulen në preherin e babagjyshit të Vitit të Ri dhe ti kërkojnë dhurata dhe shumë herë kjo është një procedurë që zgjat me orë”- tregojnë të tjerët.

Kriza duket se do të lërë pa zbukurime edhe parqet tradicionale që përvit kishin në qendër një babagjysh plastik gjigand. Një rast tipik është ai në Bay City, në Michigan, ku kreu i bashkisë Charles Brunner është detyruara të bëjë mirë hesapet. Bay City ka 34 mijë banorë dhe për Krishtlindje transformonte parkun përgjatë lumit në një mbretëri të Santa Clausve. Njerëzit vinin nga qytetet fqinjë për t’iu gëzuar spektaklit. Por gjithë kjo kushton më shumë se 75 mijë dollarë dhe Brunner ka hequr dorë nga ekzagjerimet. “Shpresoj që ndonjë privat të bëjë ndonjë zbulurim më modest”- ka thënë ai në Wall Street Journal.

Ennio Caretto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›