E Diel, 1 Nëntor 2026

Bamir Topi "vjedh" programin e Edi Rames? Koha per Rilindje Kombetare

Ish-presidenti Bamir Topi, ka zyrtarizuar dje degen e partise se tij, ne Tirane. Ne fjalimin e pare, para anetareve te deges se sapothemeluar ne Tirane, ish-presidenti dhe ish-nenkryetari i Partise Demokratike, jo vetem eshte prezantuar me te njejtat teza si ato te opozites, por edhe me te njejtin fjalor, si ai i kreut te PS-se, Edi Rama. "Jemi ketu sepse sot fillon nje cikel i ri per nje rilindje jo thjesht ajo rilindje qe perdoret ne disa parulla politike, por si nje mision i ri i cili do te na bashkoje te gjitheve, per te larguar nga pushteti stalinistin e fundit ne Europe", u shpreh kreu i partise Fryma e Re Demokratike. Duke perdorur keshtu pjesen kryesore te programit te PS, lancuar fort nga Edi Rama gjate fjalimeve te muajve te fundit. Sikruse dihet, kreu i PS-se, e ka quajtur dhe programin e PS-se, per zgjedhjet e ardhshme, "Rilindje Kombetare". Por te njejtat deklarata per rilindje, i beri dje edhe Bamir Topi, duke "rivalizuar" kreun socialist i cili ne takimin me te rinjte ne Vlore dhe ne Tirane, po ashtu i meshoi fort te ashtuquajtures Rilindje Kombetare.

E pra, edhe pse ka 20 vite ne politike dhe ka mbajtur disa nga postet kyce ne Partine Demokratike dhe ne krye te shtetit, Topi synon te hyje serish, si politikan misionar, por duke u bere nje kopje bajate e kreut te opozites ku edhe ai tashme aderon. "Jo thjesht nje rilindje, qe perdoret ne disa parulla politike, por si nje mision, i cili do te na bashkoje te gjitheve, per te larguar nga pushteti stalinistin e fundit, ne Evrope", tha Topi. Serish ne cilesine e kreut te FRD-se, Topi shtoi, se duhet ndryshuar modeli i partive politike aktuale, pjese e njeres prej se ciles, ishte prej dy dekadash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›