E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza po përhapet, këshilla më e mirë: shtrëngoni kesh-in

Ekonomia britanike dhe kriza financiare globale janë në qendër të vëmendjes së publikut edhe këtu në Londër. Gazetat shkruajnë se stërlina po bie në nivelin më të ulët rekord kundrejt euros. Fillimisht ranë çmimet e pronave, pastaj të aksioneve, tani stërlina po bie, shkruan gazeta.

Tani 1 euro mund të blihet me 84 pens, dhe gazeta paralajmëron se papritur është shfaqur mundësia e barazimit të një sëtrline me një euro. Gazeta vë në dukje se arsye për këtë rënie është perspektiva e zymtë ekonomike për Britaninë që po shkon drejt recesionit.

Kriza po përhapet me shpejtësi. Sado që Shqipëria dhe Kosova si vende të pazhvilluara do përfitojnë pikërisht nga mossuksesi i tyre në ekonomi, prapë nuk besoj se do mbetemi jashtë hartës së krizës. Një këshillë kisha për të gjithë shqiptarët, sidomos familjarët: Shtrëngoni fort lekun kesh, mos e lëshoni kollaj, nuk është koha për shpenzime të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›