Si të jenë, si të mos jenë
Dhjetë burra, ajkë e vendit,
morën rrugën drejt Kuvendit
Sepse kët’ demokracinë
E grinë Rama me Salinë
Ujë kërkuat, ujë s’u dhanë,
ju tha buza more xhan
Mbahuni politikanë,
se këto punë kështu e kanë
Ja ashtu, siç tani jeni
Zorrët si në mes të darëve
Ashtu ndihen prej dekadash
Treçereku i shqiptarëve
Ish-ministr’i Shëndetësisë,
nga çisterna ujë po pi?
Eh, sa shqipe ashtu pinë
se s'kanë ujë në shtëpi
Në Shqipni, të gjithë kërkojnë
atë gjë që s’u takon
Ua jepni edhe këtyre,
Fundi-fundit çfarë ndryshon
Sala tha: “N’ 2009,
deputet prapë është Mediu”
Pse t‘mos jenë edhe këta
Ndoka, Prifti, Petro ziu
Edhe po t’mos jeni ju,
Shqipëria s’ka qeder
Dhe në qofshi përsëri
Njëlloj jeni si të tjerë
Shpëtoni këta luanë,
as po pinë e as po hanë
për kolltuk jo nuk e kanë
duan të shpëtojnë vatanë
Do ngelet ndonjë në dorë,
e ju mori historia
E do thonë për një karrige
i varrosi qeveria