Shembja e pallatit, burg pa afat bashkëpronarit të firmës ndërtuese
Gjirokastër- Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur sot masën e sigurisë për të arrestuarin e 10, të akuzuar për ngjarjen e rëndë, kur nga shembja e një pallati 5-katësh humbën jetën 3 persona, u dëmtuar disa të tjerë dhe mbetën pa strehë shumëfamilje.
Sipas burimeve nga gjykata, sot u caktuar masa e sigurisë, burg pa afat për shtetasin Aristotel Haxhiu, bashkëpronari i firmës, “Arti” sh.p.k. ai u vetëdorëzuar tri ditë më parë, ndërkohë që të akuzuarit e tjerë ishin ndaluar nga policia.
Mbi këtë shtetas, rëndon akuza e shkeljes së rregullave në punë, që sollën si pasojë edhe tragjedinë e Gjirokastrës.
Ndërkohë mësohet se për dy bashkëpronarët e firmës, për Aristolel Haxhiun dhe Sotiraq Janorën nga ana e prokurorisë është bërë sekuestro konservative e llogarive bankare dhe pasurive të palaujtshme.
Ngjarja ndodhi një javë më parë, në Gjirokastër, në lagjen “11 janari” të qytetit, kur pallati 5 katësh u shemb përdhe, brenda pak sekondash dhe zuri brenda familjarët. Nën rrënoja humbën jetën Parashqevi Zoto, 65-vjeç dhe nënë e bijë, Valbona dhe Anxhela Dalani. Trupat e tyre u gjetën pas dy ditë kërkimesh nën rrënoja.