E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza po rrezikon proceset

Prishja e koalicionit PDK-LDK sipas analisteve pervecse ka cuar vendin ne krize institucionale ka shkaktuar veshtiresi ne proceset e nisura apo qe eshte dashur te nisen si bisedimet me Serbine integrimi i veriut liberalizimi i vizave apo ne proceset e brendshme si miratimi i buxhetit e privatizimi i ndermarrjeve publike.
Analisti Ramush Tahiri alarmon se po rrezikohen proceset ne dem te Kosoves.
Te gjitha proceset jane ne rrezik edhe pse Qeveria i ka proceduar keto ne Kuvend dhe gjysma e punes ka perfunduar. Mirepo Kosova nuk duhet ta kete luksin qe te hyje ne zgjedhje per interesa te ngushta partiake duke pasur parasysh se e kemi te rendesishem edhe dialogun me Serbine - thote Tahiri.
Analisti tjeter Agron Bajrami mendon se nuk jane institucionet por eshte politika ne krize. Ai thote se politika e ka shtrire kontrollin e saj ne sherbimin civil saqe duket e pamundur qe shteti te funksionoje pa nje koalicion te fuqishem ne pushtet.
Bajrami thote se edhe Kosova do te mund te funksiononte si Belgjika e cila per 9 muaj nuk ka pasur qeveri por proceset nuk jane ndalur. Edhe nje here deshmohet se interesat politike grupore klanore apo edhe individuale jane mbi interesat e vendit. Interesi i vendit ka qene qe te arrihet sukses ne proceset e ndryshme prej procesit te liberalizimit te vizave e deri te procesi i dialogut me Serbine sepse ato jane pengesa qe ne pashmangshem duhet ti kalojme.
Proceset po shtyhen me keto veprime qe tani po i shohim nga politikanet tane dhe ketu nuk e kam fjalen per nje parti apo lider... Kryesisht te gjitha partite parlamentare dhe te gjithe kreret shteterore po sillen ne kete menyre te papergjegjshme sa po shoh une -thote Bajrami.
Tashme Partia Demokratike e Kosoves ka bere te qarte se eshte per mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme kete vit duke argumentuar se kriza institucionale do te lere shume procese ne gjysme. Nder keto procese jane miratimi i buxhetit si dhe sqarimi deri ne fund i strategjise se PTK-se e cila duket se do te kthehet serish ne votim per shkak te parregullsive ne proceduren e votimit te saj.
Por analistet lene fajtore te dyja subjektet politike PDK-ne dhe LDK-ne per ngecjen e proceseve dhe shkaktimin e krizes. Ramush Tahiri shpjegon Ne tash kemi konfrontime dhe hidherime ndermjet PDK-se dhe LDK-se. Secila parti deshiron te perfitoje nga kjo situate. PDK-ja i shpejton zgjedhjet qe ta zere te papergatitur LDK-ne ne zgjedhjet e veta.
Ndersa LDK-ja kerkon respektim ligjor pasi dekreti u shpall dhe duhet nje arsye e forte ligjore qe dekreti i presidentit per zgjedhjet e 13 shkurtit te anulohet dhe te hyje ne zgjedhjet e jashtezakonshme - thote Tahiri.
Nderkohe Agron Bajrami shfaq drojen se nese kriza vazhdon atehere Kosova mund te demtohet shume. Ai merr si shembull veriun dhe integrimin e tij. Sipas Bajramit te tjeret mund ta shfrytezojne situaten kur Kosova gjendet ne krize institucionale.
Besoj se disa procese nuk mund te ndalen sepse nuk mund te ndalet lumi qe rrjedh. Nese ne nuk marrim pjese ne proceset e caktuara atehere ato do te ndodhin. Sa me shume qe Prishtina i shmanget zgjidhjes apo gjetjes se menyres se si te integroje veriun veriu do te mbetet i cintegruar dhe do te ndahet nga Kosova dhe pa asnje shkembim.
Idete te cilat edhe dikush i ka hedhur qe ndoshta mund te nderrojme territore me Serbine edhe nga teoria do te bien nga kombinimi sepse veriu do te behet pjese e pandashme e Serbise nese ne nuk ndermarrim dicka - thote Bajrami.
Te pakten tri nene te Kushtetutes se Kosoves ofrojne zgjidhje per krizat e ngjashme si kjo e tashmja - mund te shkohet me mocion te votebesimit te Qeverise pas te cilit do te shpalleshin zgjedhje te jashtezakonshme por edhe mund te shperbehet Kuvendi nese per te votojne dy te tretat e deputeteve.
Por edhe per keto nene ka interpretime te ndryshme nga ana e juristeve dhe subjekteve politike. Dhe gjithsesi duhet nje konsensus i subjekteve politike per te zbatuar cilindo nga to.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›