Buxheti 2011 sfide per Kosoven

Pas zhvillimeve te fundit politike ne vend ekspertet e ceshtjeve ekonomike kerkojne nga faktori politik qe te gjeje force dhe te miratoje buxhetin per vitin 2011. Ne te kunderten thone ata do te krijohet nje boshllek i madh ne vend. Por ligjvenesit kosovare shprehin bindjen se zhvillimet e fundit nuk do te ndikojne ne kete ceshtje.
Ekspertet e ceshtjeve ekonomike thone se Kosoves i duhet buxheti i miratuar per vitin 2011. Ata thone se perkunder zhvillimeve te fundit politike ne vend faktori politik duhet te arrije konsensus dhe te dale nga kjo gjendje e krijuar.
Kryetari i Institutit Riinveset Muhamet Mustafa thote se ne situata te tilla duhet te veprohet me pergjegjesi. Mendoj se subjektet politike dhe grupet parlamentare duhet te gjejne force qe te harmonizojne buxhetin dhe te tregojne nje pergjegjesi rreth buxhetit. Nese gjejne force per te krijuar nje konsensus kjo mund te dergoje shenja te mira tek investitoret - thote Mustafa.
Sipas tij autoritetet kosovare duhet te veprojne karshi interesave te shtetit edhe ne rast te krizave te mundshme institucionale. Ne te kunderten shton Mustafa do te pasonin efekte negative qe do te ndikonin edhe ne proceset ekonomike. Deri me tani nuk kane dhene shume shenja qe kane nje sens te theksuar te pergjegjesise. Por une e di qe ata jane mjaft te degjueshem ne keto situata dhe besoj se mund te sigurohet nje pelqim - shprehet Mustafa.
Buxheti per vitin 2011 duhet te dale ne Kuvend deri me 30 tetor. Zyrtare te Ministrise se Ekonomise dhe Financave kane bere te ditur se Qeveria e Kosoves ka finalizuar projektbuxhetin i cili pritet te procedohet ne Kuvend pas miratimit ne Qeveri. Miratimi i buxhetit shihet si shume i rendesishem edhe nga deputeti i pavarur Driton Tali.
Ky buxhet do te votohet. Edhe buxhetet e meparshme i kemi votuar me gjithe dobesite qe kane pasur. Nuk shoh dicka te jashtezakonshme as kesaj radhe. Flas nga eksperienca qe kam pasur nga vitet e kaluara - thote Tali. Sipas tij zhvillimet e fundit politike nuk duhet te jene ato qe pamundesojne miratimin e buxhetit per vitin 2011.
Nese eshte per ta votuar do ta votoj nese nuk eshte per ta votuar nuk do ta votoj. Kemi te bejme me parane publike dhe ky problem nuk zgjidhet me panik - thekson Tali.
Nese ne ndonjeren nga seancat e Kuvendit te Kosoves nuk do te mund te miratohet buxheti i vitit 2011 sipas procedurave ligjore Qeveria mund te vazhdoje me kete buxhet deri ne mars te po ketij viti. Kosova nuk e pati filluar vitin fiskal me kohe as ne vitin 2008 per shkak te nderrimit te pushtetit.