E Diel, 1 Nëntor 2026

Terheqja taktike e LDK-se deshmi se ne politike dominojne rregullat e tregut

20-10-2010 / Gazeta 55

Nese LDK-ja me kete terheqje nga loja pas perfundimit praktik te lojes ka deshiruar te heqe pergjegjesine nga ajo qe konsiderohet si keqqeverisje e perbashket me PDK-ne atehere nje gje e tille mund te kete kuptim vetem nese ne LDK pushtetin e marrin personat qe nuk kane qene pjese e kesaj qeverisjeje. Zgjedhjet ne Kosove nuk do te ndryshojne asgje sepse edhe pas tyre do te vazhdohet me praktiken ballkanase se secili mund te hyje ne koalicion me secilin. Ndryshimet e qeverive nuk e ndryshojne vendin por ndryshimet e qeverisjes.
Sa jomodeste eshte kur dikush duke perfshire edhe gazetaret perkujtojne se e kane paralajmeruar me kohe se cfare do te ndodhe. Kam shkruar para me shume se dy vjetesh se koalicioni mes LDK-se dhe PDK-se nuk do te prishet derisa te afrohen zgjedhjet. Ne ate kohe arsyet pse ishte e pamundur te besohej se LDK-ja mund te dale nga koalicioni me PDK-ne ishin interesat e partneres se vogel ne Qeveri qe te perfitonte nga rrethanat dhe te instalonte njerezit e saj ne vende te rendesishme. Sapo kishte kaluar koha e shpalljes se pavaresise. Pritej se shtetin e Kosoves do ta njihnin shume shpejt pjesa me e madhe e botes. Ishin ne vrullin me te madh pazaret per emertimin e diplomateve te pare te Kosoves emerimet ne bordet e kompanive publike. Mendohej se Kosova do te integrohej shpejt ne skenen politike nderkombetare dhe secili donte te ishte pjese e suksesit. Por ne ate kohe kisha parashikuar se LDK-ja nese nuk deshironte te humbte edhe me shume nuk guxonte ti priste zgjedhjet ne koalicion me PDK-ne. Dhe pikerisht keshtu ndodhi. Sapo u shpallen zgjedhjet e jashtezakonshme LDK-ja vendosi te dale nga koalicioni.
Ku jemi sot pas dy vjetesh. Kosova eshte njohur nga vetem 70 shtete edhe pse Qeveria PDK-LDK na paralajmeronte se bdquo100 shtete do ta njohin Kosoven menjehere pas shpalljes se pavaresise. Bashkimi Evropian ne raportet e progresit e ka treguar Kosoven si nje oaze te krimit te organizuar ku ky krim eshte i lidhur me strukturat politike. Kosova nuk e ka bere as hapin me te vogel formal per integrime ne BE dhe po mbetet i vetmi vend i rajonit ne bdquoListen e zeze te Shengenit pa mundesi udhetimit pa viza ne vendet e Evropes Perendimore. Me perjashtim te nje numri te caktuar ambasadoresh shumica e diplomateve te pare te Kosoves jane argate te partive politike. Qeveria PDK-LDK ka deshmuar se e ka thene te verteten para 17 shkurtit 2008 kur thuhej se bdquoKosova eshte e gatshme te shpalle pavaresine. Shpallja e pavaresise ndodhi por shume pak u arrit ne shtetndertim ne kete periudhe ndersa arritjet jane me shume rezultat i shtytjeve nga jashte sesa i punes nga brenda. E LDK-ja ishte pjese e gjithe kesaj. Madje resoret qe i kishte LDK-ja mbi vete si punet e jashtme drejtesine dhe shendetesine jane ato ku Kosova ka bere deshtimet me te medha. PDK-ja dihej ne fillim i kishte mbajtur me qellim resoret ku kishte me shume para dhe ku perparimi eventual do te ishte me i dukshem per syrin e qytetarit si per shembull ne ndertimin e rrugeve. Por LDK-ja ka nje semundje trasheguese. Ajo nuk eshte mesuar kurre te mos jete ne pushtet. Ajo eshte e vetmja parti politike ne boten shqiptare ndoshta edhe ne rajon e cila gjithmone ka qene ne Qeveri. Ka qene edhe ne Qeverine ne ekzil edhe ne te gjitha qeverite e pasluftes pa marre parasysh se kush kane qene partneret ne ato koalicione. Ndoshta me kete bdquoterheqje taktike LDK-ja vetem deshiron te siguroje qe te jete gjithsesi pjese e qeverise se ardhshme kushdo qe te fitoje sepse duke mbetur me PDK-ne deri ne ditet e zgjedhjeve veshtire se do te mund te bente fushate te duhur. Rasti i fushates per zgjedhjet lokale ka deshmuar se per LDK-ne asnje fushate nuk eshte me e suksesshme sesa sulmet ndaj PDK-se. Edhe pse PDK-ja ne Prishtine kishte nje kandidat te mire LDK-ja fitoi bindshem duke sulmuar PDK-ne. PDK-ja e Thacit e ka nje elektorat te sigurt dhe besnik prapa saj. Por pjesa tjeter e elektoratit kosovar eshte shume e irrituar me PDK-ne dhe nga kjo partite e tjera mund te kapitalizojne. Kete e bente me shume sukses AAK-ja derisa Haradinaj nuk shkoi ne Hage por kryesisht ne dem te LDK-se.
Nese LDK-ja me kete terheqje nga loja pas perfundimit praktik te lojes ka deshiruar te heqe pergjegjesine nga ajo qe konsiderohet si keqqeverisje e perbashket me PDK-ne atehere nje gje e tille mund te kete kuptim vetem nese ne LDK pushtetin e marrin personat qe nuk kane qene pjese e kesaj qeverisjeje. Zgjedhjet ne Kosove nuk do te ndryshojne asgje sepse edhe pas tyre do te vazhdohet me praktiken ballkanase se secili mund te hyje ne koalicion me secilin. Ndryshimet e qeverive nuk e ndryshojne vendin por ndryshimet e qeverisjes. Per kete shkak e kemi pasur LDK-ne ne te gjitha qeverite. Per kete shkak Ilir Meta eshte ne Qeverine e Sali Berishes ne Tirane e Ali Ahmeti ne Qeverine e VMRO-se nacionaliste ne Shkup. Per kete e kemi sot Partine e Slobodan Milosheviqit ne pushtet ne Beograd me demokratet e Tadiqit ndersa ne Zagreb HDZ-ja shtetformuese kroate mbahet ne pushtet me votat e perfaqesuesve te serbeve. Keto parti nuk dallojne per nga programet e tyre as per nga aftesite e kandidateve dhe nuk kane ideologji partiake. E kane shnderruar skenen politike ne treg te lire ku secili eshte ne shitje dhe gjithcka mund te blihet. Prandaj edhe qytetaret nuk kane faj se nuk besojne se me voten e tyre mund te ndryshojne dicka. Kosova megjithate ka pasoja me te medha nga kjo dukuri sesa shtetet e tjera te rajonit sepse Kosova sapo eshte bere shtet ndonese i sakatosur pa kontroll te territorit te saj dhe pa sovranitet te plote. E keto zgjedhje ne shkurt te vitit qe vjen apo para perfundimit te ketij viti do te jene zgjedhjet e para ne Kosoven e pavarur dhe nga to do te dalin institucionet e para ne baze te ligjeve te vet Kosoves e jo te administrates se UNMIK-ut. Kjo eshte arsye pse do te ishte mire qe kesaj radhe kosovaret me masivisht tua mesyjne kutive te votimit.
Marre nga e perditshmja e Prishtines Koha Ditore

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›