Sejdiu: NATO e përkushtuar në integrimin e Kosovës

Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës kanë përfunduar vizitat e tyre zyrtare jashtë vendit, të cilat i kanë vlerësuar si shumë të suksesshme. Presidenti Fatmir Sejdiu ka qëndruar në Bruksel ku ka mbajtur një fjalim para ambasadorëve të NATO-s, ndërsa Kryeministri Thaçi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Estoni ku është takuar me krerët e këtij shteti.
“Të gjithë pra edhe të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën por që janë anëtare të NATO-s, dhe po ashtu mund të them se krahas asaj që unë prezantova i përcjellin të gjitha zhvillimet tona. Me rëndësi është që NATO do të jetë e përkushtuar në integritetin e vendit” tha Sejdiu.
“Kjo vizitë në Estoni shënon hapin tjetër të thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Estonisë, si një shtet që e ka njohur Kosovën që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë”tha Thaçi.
Pas kthimit në Prishtinë, dy partnerët e koalicionit qeveritar kanë paralajmëruar ndryshime në Qeverinë e Kosovës, por pa dhënë detaje.
“Unë mendoj se është një proces është në pjesën e konsultave në mes partenrëve të koalicionit. Do të shikohet mënyra më e mirë e mundshme për të ecur në një konstrukt ende më efikas dhe mbetët që ata të merren vesh në momentet kur shihet se është e nevojshme që të bëhet” tha Sejdiu.
“Reformat unë nuk i lidh kurre me emra, i lidh me standardin dhe natyrisht me kriterin i cili përdorën në vlerësimin për punë të institucioneve, coftë në nivel qendrorë apo lokal” tha Thaçi.
Ndërkohë, dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit, kanë bërë të ditur se në konferencën rajonale në Bërdo të Sllovenisë, e cila pritet të mbahet më 20 të këtij muaji, përfundimisht është vendosur që Kosova të përfaqësohet si shtet.
Shkëlzen Osmani < I mëparshmi