Gruevski refuzon ftesën e Cervenkovskit për debat televiziv

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka refuzuar ofertën e dy ditëve më parë liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski për një në një debat televiziv për të diskutuar zhvillimet politike të deritanishme. “Unë si politikan përgjigjem para qytetarëve dhe atyre që më kanë zgjedhur e jo para Branko Cërvenkovskit. Ai të më tregojë mua për vitin ’95 dhe ’96 dhe të grindemi? Jo. Unë çdo ditë jam i pranishëm para qytetarëve të Maqedonisë, nëpërmjet mediave, tribunave dhe nëpërmjet vizitave në vendbanime” iu përgjigj interesit të mediave Gruevski.
Ndërkohë LSDM vazhdon ti qëndrojë ftesës për debat. “Kryetari I LSDM – së ka ftuar kryeministrin Gruevski në debat televiziv jo për të biseduar për punë private por për problemet e qytetarëve. Për shkak të kësaj, largimi nga debate televiziv do të thotë edhe largim nga ballafaqimi me qytetarët.Ftojmë edhe njëherë kryeministrin Gruevski të mendohet dhe mos të fshihet pas protestave,pas lopëve dhe viçave të mos bëjë diçka që do t’i sjellë vendit pasoja të padëshirueshme” tha Andrej Petrov, sekretar i LSDM–së.
Ftesa e kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski drejtuar kryeministrit Gruevski erdhi pas protestave të ditëve të fundit para selisë së LSDM-së nga një grup qytetarësh . Sipas Cërvenkovskit, protestat janë organizuar nga VMRO-DPMNE-ja.
Meral Ismaili < I mëparshmi