"Rama", Kushtetuesja rrezon qeverine
Gjykata Kushtetuese i dha dje te drejte bashkise se Tiranes, e cila rreth nje vit me pare kerkoi shfuqizimin e vendimit te Kuvendit, per ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e dhenieve te lejeve te ndertimit nga kjo bashki. Me shumice votash, anetaret e Gjykates Kushtetuese, vendosen qe te pranoje kerkesen per zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetences ndermjet bashkise se Tiranes dhe Kuvendit te Republikes se Shqiperise, duke shfuqizuar keshtu vendimin e Kuvendit, "Per ngritjen e Komisionit Hetimor" dhe vendimin "Per miratimin e raportit perfundimtar te komisionit hetimor". Kushtetuesja vleresoi se ne shqyrtimin e funksionit kushtetues te Kuvendit dhe rolin e komisionit parlamentar hetimor ne kete drejtim rithekson, se Kushtetuta e Republikes se Shqiperise nuk i njeh epersi nje pushteti ose organi kushtetues ne raport me pushtetet e tjera te shtetit. "Ne baze te parimit te ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve, asnje organ apo institucion, ne perberje ose jo te njerit prej tri pushteteve, nuk mund te nderhyje ne trajtimin dhe zgjidhjen e ceshtjeve, qe sipas rastit, do te perbenin objektin qendror te veprimtarise se organeve apo institucioneve te tjera kushtetuese", vlereson kjo gjykate. Sipas saj, bazuar ne parimin e ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve, demokracia parlamentare nuk eshte nje sistem ku Parlamenti mund te ushtroje kontroll mbi cdo vendim te institucioneve, te nise procedura per te vendosur sanksione ndaj tyre, apo te marre vendime ne emer te institucioneve qe e kane nje kompetence te tille. "Nje interpretim ndryshe i kesaj kompetence kontrolli qe i njihet Kuvendit, do te conte ne mohimin e parimeve kushtetuese te shtetit te se drejtes dhe ndarjes e balancimit ndermjet pushteteve", shprehet Kushtetuesja, duke e bere nul vendimin e Kuvendit te nje viti me pare per te hetuar bashkine e Tiranes, per dhenien e lejeve te ndertimit. Kjo gjykate vlereson gjithashtu se objekti i hetimit te komisionit hetimor, i ngritur me vendimin e Kuvendit te Shqiperise nr. 249, date 23.04.2009, "Per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per hetimin e praktikave dhe procedurave te dhenies se lejeve te ndertimit ne bashkine e Tiranes", nuk ka respektuar kriteret e sanksionuara ne nenin 77 te Kushtetutes dhe se objekti i veprimtarise se tij nuk perputhet me funksionin dhe qellimet e kontrollit parlamentar. "Ne keto kushte, nga menyra se si eshte percaktuar objekti i hetimit parlamentar ne vendimin e Kuvendit per ngritjen e komisionit hetimor, me hetimin e kryer nga ana e komisionit hetimor, si dhe me konstatimin si te paligjshem te vendimeve te KRRT-se nga ana e ketij komisioni, eshte shkaktuar nje konflikt kompetencash, duke sjelle si pasoje pengimin e ushtrimit te kompetencave te veta, nga ana e kerkuesit bashkia Tirane", vleresoi gjykata. R. Rapushi
Pse shfuqizohet hetimi i Kuvendit per bashkine e Tiranes
Bazuar ne parimin e ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve, demokracia parlamentare nuk eshte nje sistem ku parlamenti mund te ushtroje kontroll mbi cdo vendim te institucioneve, te nise procedura per te vendosur sanksione ndaj tyre, apo te marre vendime ne emer te institucioneve qe e kane nje kompetence te tille.
Nje interpretim ndryshe i kesaj kompetence kontrolli qe i njihet Kuvendit, do te conte ne mohimin e parimeve kushtetuese te shtetit te se drejtes dhe ndarjes e balancimit ndermjet pushteteve.
Megjithese plani i hetimit te komisionit hetimor rezulton te jete me i zgjeruar, ne fakt hetimi eshte perqendruar ne shqyrtimin e veprimtarise se KRRT-se per sa i perket verifikimit te zbatimit te ligjit per parandalimin e konfliktit te interesave, gjate marrjes se vendimeve ne disa mbledhje te saj.
Objekti i hetimit te komisionit hetimor, i ngritur me vendimin e Kuvendit te Shqiperise nr. 249, date 23.04.2009, "Per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per hetimin e praktikave dhe procedurave te dhenies se lejeve te ndertimit ne bashkine e Tiranes", nuk ka respektuar kriteret e sanksionuara ne nenin 77 te Kushtetutes dhe se objekti i veprimtarise se tij nuk perputhet me funksionin dhe qellimet e kontrollit parlamentar.
Me hetimin e kryer nga ana e komisionit hetimor, si dhe me konstatimin si te paligjshem te vendimeve te KRRT-se nga ana e ketij komisioni, eshte shkaktuar nje konflikt kompetencash, duke sjelle si pasoje pengimin e ushtrimit te kompetencave te veta nga ana e kerkuesit Bashkia Tirane.
Ngrihet agjencia, objekti, administrimi i pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara me vendim te gjykates, ne zbatim te ligjit "Antimafia"