Protesta ne Korce e Tepelene, per te mbeshtetur grevistet e Tiranes
Partia Socialiste organizon protesta ne rruget kombetare, duke tentuar te bllokoje qarkullimin e mjeteve, ne mbeshtetje te greves se urise qe ka nisur ne Tirane, per hapjen e kutive te votimit dhe gjendjen ekonomike. Pas qytetit te Shkodres, ku tre pjesetare te FRESH-it u vune nen akuze per tubim te paligjshem, dje jane organizuar grumbullime simpatizantesh ne Korce dhe Tepelene. Protesta e pare eshte mbajtur rreth ores 11:30, ne dalje te qytetit te Tepelenes, tek vendi i quajtur "ish Agjencia e Udhetareve", perpara bustit te "Ali Pashes". Partia Socialiste e rrethit Tepelene, ka zhvilluar nje tubim paqesor pas kerkeses se depozituar ne komisariat dhe mitingu eshte cilesuar i rregullt dhe u mbyll pa incidente. "Forcat e Policise se Komisariatit Tepelene moren te gjitha masat per mbarevajtjen e ketij tubimi", tha zedhenesi i policise, Gentjan Mullai. Ne perfundim te tubimit, nje pjese e simpatizanteve kane tentuar te bllokojne rrugen kombetare Tepelene-Gjirokaster, ku per 5 minuta aksi ka funksionuar me nje kalim. I pranishem ne proteste ka qene edhe deputeti i qarkut, Et'hem Ruka. "Me nderhyrjen e policise konform ligjit, gjithcka eshte normalizuar dhe tubimi ka perfunduar pa asnje incident. Qarkullimi ka vijuar normalisht dhe pjesemarresit u shperndane", sqaroi Mullai. Kurse protesta e dyte ka nisur rreth nje ore me vone ne Korce. Dega e Partise Socialiste, organizoi rreth ores 12:20 nje tubim prane kryqezimit te aksit rrugor Korce-Pogradec, prane fshatit Podgorie, ku moren pjese rreth 200 persona. "Qellimi i ketij tubimi, i cili zgjati rreth 15-20 minuta ishte per hapjen e kutive te votimit dhe kunder gjendjes ekonomike", njoftoi policia vendore. Nga ana e pjesemarresve behet me dije, se ka pasur tentativa per bllokimin e qarkullimit te mjeteve ne kete aks rrugor, por nga komunikimi i policise me organizatoret dhe drejtuesit, nuk u realizua kjo tentative dhe tubimi u zhvillua ne menyre te qete dhe pa probleme. Policia ka qene pothuajse gjate gjithe pasdites ne gatishmeri dhe ka mbikeqyrur protestuesit, deri ne shperndarjen ne menyre paqesore. Ne te dyja grumbullimet nuk ka pasur incidente dhe as te shoqeruar apo konfrontime polici-qytetare.