E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu vizitë dyditore në Gjermani

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i shoqëruar nga tre ministra të kabinetit qeveritar, do të zhvillojë ditën e enjte dhe të premte vizitën e tij të parë zyrtare në një shtet perëndimor. Sipas ambasadorit Vilson Mirdita kjo është vizita e parë zyrtare e kryetarit të shtetit të Kosovës

në një vend perëndimor. Agjenda është e mbushur me personalitete të rëndësishme të shtetit gjerman duke filluar nga presidenti Koehler, kryetari i Kuvendit, Lammert, kancelarja Merkel dhe ministri i Punëve të Jashtme, shton ambasadori. Në një drekë pune të organizuar nga Koerber Stiftung, Sejdiu do të ketë rastin të takohet edhe me personalitete të tjera të politikës dhe diplomacisë gjermane. Delegacioni nga Kosova shoqërohet nga tre ministra, ai i punëve të jashtme Skënder Hyseni, ai i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, si dhe ai i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Ky i fundit do të ketë edhe një takim të veçantë me homologun e tij gjerman, ku sipas ambasadorit ai ndër të tjera do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Gjermania e ka ndihmuar aq shumë Kosovën, saqë ne shpresojmë që të kalojmë në një fazë tjetër, atë të partneritetit, thekson Mirdita.

Last Updated on E Merkure, 05 Maj 2010 20:29

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›