E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu takim me liderët politikë gjatë natës për krizën


Gjatë orëve të natës, duke u gdhirë dita e enjte, janë zhvilluar konsultime ndërmjet kryeministrit grek Jorgos Papandreu dhe liderëve të tjerë politikë, konsultime që u panë të domosdoshme pas përleshjeve tragjike të së mërkurës, që gjeneruan edhe në humbje jetësh njerëzore. Kryeministri ka kërkuar një takim me qëllim garantimin e unitetit të vendit dhe lideri i partisë kryesore të opozitës, Antonis Samaras ka mirëpritur ftesën. Në planin e ringritjes ekonomike të qeverisë është parashikuar votimi i asamblesë parlamentare.
Më herët në një deklaratë të tijën, presidenti i Greqisë, Karolios Papoulias ka pranuar kaosin dhe dhunën që ka përfshirë vendin, për shkak të protestave të banorëve kundër masave anti-krizë të qeverisë. "Greqia ndodhet në buzë të humnerës", deklaroi Papoulias, i cili bëri thirrje për përgjegjësi dhe unitet, duke iu drejtuar të gjitha grupeve politike dhe sociale.
Për shkak të protestave të dhunshme, të cilat u shoqëruan me zjarrvënie, humbën jetën të paktën 3 persona të cilët ndodheshin brenda një banke që u sulmua me bomba molotov.
Gjatë orëve të fundit, disa qytetarë grek, kanë vendosur tufa lulesh dhe kanë ndezur qirinj për të nderuar viktimat që humbën jetën nga protestat e dhunshme të një dite më parë. Ata i kanë vendosur lulet në vendin ku tre persona gjetën vdekjen, e pikërisht në ambietnet e njërës prej bankavve që u sulmua nga protestuesit e zemëruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›