Kine, veshët shpëtojnë fëmijën 6 vjecar të mos bjerë nga kati i 8-të
PEKIN- E pabesueshme por e vertete, një fëmijë 6 vjecar nuk është rrëzuar nga kati i tetë i pallatit ku banonte, falë veshëve të tij.
Veshët kishin gecur në hekurat e dritares ndërsa i tërë trupi i fëmijës ishte varur poshtë. Skena tronditëse që ndodhi në Yichang të provincës Hubei të Kinë është ndjekur e nga poshtë nga qindra kalimtarë të cilët janë terrorizuar nga skena.
Fëmija besohet se ishte lënë vetëm në shtëpi, pasi gjyshi ishte larguar për të kryer një porosi. Pasi ishte zgjuar nga gjumi, Ming Ming ka nisur të kërkojë për gjyshin e tij, kur ka rënë nga dritarja.
Turmat e njerëzve janë mbledhur para pallatit pasi kanë dëgjuar të qarat e forta të fëmijës, ndërsa një skuadër shpëtimi i ka ardhur në ndihmë atij.
E vetmja gjë që e pengonte të mos binte në tokë nga kati i tetë ishte fakti se koka kishte ngecur mes dy hekurave të dritares. Ndërsa zjarrfikësit thanë se ai mund të ishte rrëzuar ose mbytur në pak minuta.
(s.g/telegraph/balkanweb)