Qeveria miraton vendimin për dëmshpërblim të banorëve në zonat e përmbytura
Qeveria shqiptare miratoi vendimin per demshperblimin e banoreve te goditur nga permbytja ne veri te vendit. Kryeminsitri Berisha njoftoi me kete rast ngritjen e grupeve te eksperteve te cilet do te monitorojne ne terren perllogaritjen e demeve dhe me hartimin e fatures financiare, do te filloje edhe demshperbilimi i te demtuarve. “ Do të bëhet vlerësimi i të gjitha dëmeve të bëra në ndërtesa, të reja apo të vjetra, në stalla, hangarë dhe vathë, në objekte sociale dhe publike, në orendi shtëpiake, pajisje elektroshtëpiake, në të mbjella, në gjënë e gjallë e bazën ushqimore të tyre“ tha Berisha.
Po gjate mbledhjes se qeverise u miratuar edhe projektligji per disa
ndryshime ne funksionimin e SHISH-it. Pervec pershtatjes se funksionimit
te ketij institucioni me nevojat e kohes, projektiligji parashikon edhe
qe drejtori i ketij sherbimi te kete mandat 5 vjecar me te drejte
rizgjedhje vetem njehere.“Retingu” do të bëhet mbi bazë e një ligji që do të miratohet së
shpejti, do të vijë në qeveri, do të kalojë në parlament dhe po
përpiqemi të marrim një model të një vendi demokratik. Natyrisht
“retingu” qartësisht do të jetë e drejtë ekskluzive e Shërbimit
Informativ Shtetëror, por do të jetë e drejtë e çdo qytetari të
kundërshtojë me gjykatë në qoftë se gjykon se nuk është objektiv
certifikimi që i është bërë” tha Berisha.
Projektligji parashikon qe me monitorimin e punes se SHISH te merret
edhe komisioni kuvendor per sigurine kombetare te cilit sipas
projektligjit i njihet e drejta edhe e dhenies se miratimit per
kandiaturat e drejtorit dhe te zevendesdrejtorit te cilat propozohen nga
kryeministri dhe dekretohen nga presidenti.
Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 janar 2010 )
< I mëparshmi