Ruli: Punë e menjëhershme për rikthimin e tokave bujqësore
Puna për rehabilitimin dhe kthimin në gjendjen të mëparshme të tokave bujqësore do të jetë e menjëhershme. Kështu ka deklaruar ministri i Bujqësisë Genc Ruli pas një inspektimi nëpër të gjithë zonat e përmbytura të veriperëndimit. I shoqëruar nga deputetë të këtyre zonave Ruli pa në vend nevojat që kanë zonat për ndërhyrje.
"Ne jemi tashme ne fazen e rehabilitimit, ku objektivi qe kemi marr nga
komiteti nderministeriale eshte qe brenda pak javeve te kthejme te
gjitha argjinaturat mbrojtese ne gjendjen qe kishim para permbytjes.
Projektet per keto punime kane filluar, sigurisht duke qene ne situaten e
emergjences jemi ne procedura te pershpejtuara kjo per sa i perket
pergatitjes se projektit, konkurrimit te ketyre projekteve dhe ketyre
investimeve ne menyre qe te mos humbasim kohe", tha Genc Ruli, minister i
Bujqësisë
"Jane marr masa te jashtezakonshme, qe ne nje periudhe shume te shkurter
edhe kjo siperfaqe e madhe me toke bujqesore te clirohet nga ujerat e
tepert", u shpreh Gjokë Uldedaj, deputet i PD. Ne kontaktet e tij me
banorë zoti Ruli deklaroi se do të ketë mbështetje të menjëhershme edhe
për ushqimin për blegtorinë. Sipas tij dëmet në krerë të bagetive të
trasha e të imta kanë qenë minimale.
Adi Darsi
< I mëparshmi