Komandot e liruar, i drejtohen avokatit të popullit
TIRANë- 28 komandot e liruar së fundmi nga ministria e Mbrojtjes i janë drejtuar sot Avokatit të Popullit me pretendimin se dikasteri i mbrotjes ka shkelur të drejtat e tyre. Komandot janë takuar me inspektorin e avokatit të Popullit, Iljaz Ceco ku janë ankuar se iu është shkelur kontrata që firmosën me shtetin. Komandot kanë pretenduar se u janë shkelur të drejtat edhe për arsyen tjetër se nuk u është komunikuar asnjë vendim për lirim me shkresë zyrtare por janë informuar vetëm nga roja i institucionit se nuk duheshin lejuar të hynin pasi ishin përjashtuar nga ushtria. Komandot kanë hedhur poshtë argumentat e ministrisë, se ata qenkan rebeluar por ata kanë pohuar se kanë reaguar ndaj shkeljes së kontratës të firmosur në gusht të 2009 para se të shkonin në Herat të Afganistanit.
Në dokumentin në fjalë nënoficerët kanë firmosur se do paguheshin 60 dollarë dita, por kjo shumë u është tatuar dhe ata kanë marrë vetëm 54 dollarë, shkelje kjo sipas tyre që i ka shtyrë të ankohen në grup në muajin dhjetor.
Specialisti i avokatit të popullit ka premtuar se do kërkojë pranë autoriteteve të dhëna të plota zyrtare mbi motivet e shkarkimit dhe nëse është shkelur ose jo legjislacioni për forcat ushtarake gjatë një vendimi të tillë.
(m.a/News24/BalkanWeb)